
Beatrice Fihn gjatë fjalës së saj në Oslo, Novergji
Beatrice Fihn, fituese e çmimit ‘NOBEL’ për paqen për 2017 ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e armëve kimike, dhe stacioneve nukleare që janë hapur në shumë vende të botës.
Në një intervistë për “TIME” në Oslo të Norvegjisë, Fihn e rrëfen gjendjen si të jashtëzakonshme.
“Sot ne kemi një dilemë të qartë në mendjen tonë. Të mbyllim stacionet nukleare, apo jetët tona?”. Ky mesazh ka qenë me qëllim që të gjithë të kuptojmë se çfarë dëmi katastrofik po i bëhet botës.
“Armë që i shiten ISIS, gazra që hidhen në terrene jetike, dhe tanke që vijnë me pluhur vdekjeprurës, janë këto stadet ku po kalon vdekja jonë, dhe e të gjithë njerëzimit. Nëse duhet t’a ndalojmë, koha është tani”- e mbyll Beatrice Fihn intervistën e saj.
Rreziku ndaj armëve kimike, dhe shpërthimeve me lëndë acide janë shqetësimi i rradhës për botën që po përballet me luftën edhe ndaj të ashtëquajturin ‘Shteti Islamik’. Ndërkohë videon e plotë ndiqeni këtu./ Përgatiti: AlpeNews.al


