Nikolina Zefaj është e reja e cila ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Ranoc, komuna e Klinës.
21-vjeçarja ka gjetur vdekjen në pusin pak metra larg shtëpisë së saj, ku çdo ditë shkonte për të nxjerrë ujë.
Ishte babai i saj ai që e nxori vajzën të vdekur nga pusi 10 metra.
Familjarët e viktimës thanë për Express se Nikolina vuante nga sëmundja epilepsisë.
Një i afërm i saj është shprehur:
Ajo kishte shkuar për të nxjerrë ujë në bunar, kur është afruar tek bunari ka pasur marramendje dhe ka rënë në bunar, aty edhe ka vdekur. Ka qenë vajzë e sjellshme dhe e urtë, jetën e ka pasur pak të vështirë për shkak të sëmundjes që e ka pasur”.
Pavarësisht deklaratave të familjarëve, të cilët e kanë cilësuar rastin aksidental, policia e Kosovës po heton mbi ngjarjen.