• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KISHTE LIDHJE SHOQËRORE ME…”/ VOA për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës: Si favorizoi Lefter Alla kompaninë e mikut të tij
Home
Aktualitet
Kronikë

“KISHTE LIDHJE SHOQËRORE ME…”/ VOA për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës: Si favorizoi Lefter Alla kompaninë e mikut të tij

16 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Bulqizës si dhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë janë arrestuar pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryetari i bashkisë Lefter Alla, nënkryetarja e bashkisë si dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, zoti Alla si dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë disa shkelje gjatë një tenderi në prill të vitit 2021, për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Tenderi u fitua nga dy kompanitë: “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Sipas SPAK-ut dy kompanitë në fjalë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila drejtohet nga Aqif Konesha, që ka lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.

 

 

Drejtuesi i kësaj kompanie, Aqif Konesha dhe dy administratorë të tjerë po ashtu janë arrestuar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë të kompanive janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se procedura e prokurimit dyshohet se është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjet.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, përfshirë kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetaren kanë favorizuar një nga firmat pjesëmarrëse në tender.

Lefter Alla, mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2019, si kandidat i Partisë Socialiste./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I OFICERIT TË "RENEA"/ Artan Hoxha: Morina një nga komandantët e ndërhyrjes së parë në Lazarat që...
Previous article ATENTATI/ Flet vajza e Mimoza Pajës: Nuk e kam braktisur gocën 10 vjeçe, ajo rrinte me gjyshen se e...

F.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT