• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I OFICERIT TË “RENEA”/ Artan Hoxha: Morina një nga komandantët e ndërhyrjes së parë në Lazarat që…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I OFICERIT TË “RENEA”/ Artan Hoxha: Morina një nga komandantët e ndërhyrjes së parë në Lazarat që…

16 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha teksa ka komentuar arrestimin e oficerit të RENEA-s, Altin Morina, i cili u kap me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”, pohoi se ky i fundit ishte nën hetim nga SPAK.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Hoxha tha se Morina, është një oficer me shumë trajnime, madje edhe në SHBA, ndërsa kishte qenë komandat i një prej grupeve që ndërhynë për herë të parë në Lazarat për sekuestrimin e kanabisit.

“Kjo është ngjarje që përbën vëmendje, më tepër për statusin. Morina është oficer policie që ka pasur pozicione drejtuese, është trajnuar. Madje edhe i trajnuar nga projekte të SHBA-ve, është certifikuar nga ata. Është komandanti i një prej grupeve të ndërhyrjes së RENEA në operacionin e qershorit të 2014 në Lazarat. Është personazh që ka pasur si detyrë shef komisariat, shef i Antiterrorit. Është një njeri që nëse do ta pyesje se ku donte të shkonte, ai do thoshte; te RENEA. Kapja e tij tërhoqi vëmendje. Shuma ishte e konsiderueshme. arrestimi i tij u bë nga FNSH, në kushtet kur ai ka qenë nën përgjim. Është parandaluar një veprim tjetër. Ka një çështje SPAK për këtë çështje. Ai do të dalë nesër para gjykatës dhe do jetë një prokurore e Tiranës që do mbrojë akuzën për ‘pastrim parash’.

Morina ka qenë nën hetim nga SPAK, por më pas do të shohim nëse çështjet do të bashkohen. Deri tani sa di unë për shumën 113 mijë euro, një biznesmen, Gerion Gjoka, që ndërton në Palasë dhe Himarë, ka paraqitur një akt noterial ku deklaron se i ka dhënë personalisht Morinës këtë shumë në cash, të cilat thotë se i ka marrë nga burime nga aktiviteti i tij si ndërtues. Kjo është një çështje që do të verifikohet. Kemi të bëjmë me dy çështje, pasi kemi një hetim të SPAK, që ende nuk e dimë dhe akuzën për pastrim parash. Kjo është çështje komplekse. Do doja që një oficer i RENEA-s të mos e njollosë emrin e këtij reparti të rëndësishëm. S’mund të bëjnë dhe policin dhe banditin. Duhet ta ndajnë mendjen. Nëse je polici dhe bëhesh pjesëtar i botës së krimit, akuza ndaj teje është edhe më e rëndë, pasi duhet të kujdesesh dhe për jetën e të tjerëve. Në kohën kur kalon nga mbrojtësi jonë dhe i shërben krahut tjetër, kjo është e rëndë.”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGA MINIMALE 40 MIJË LEKË/ Rama: Nisim takimet me sipërmarrjet private për rritjen e mëtejshme të...
Previous article "KISHTE LIDHJE SHOQËRORE ME..."/ VOA për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës: Si favorizoi Lefter Alla kompaninë e mikut të tij

F.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT