E themi këtë, pasi dy ish-të burgosur janë takuar me njëri-tjetrin pas 30 vitesh. Ata kanë kaluar bashkë vuajtjet në burgun famëkeq të ‘’Qafë-Barit’’.
Kosta Gjordeni dhe Tonin Dema mezi sa e kanë dalluar njërin-tjetrin dhe më pas janë shkrehur në lot.
Pamjet e tyre i ka postuar, Jozef Radi. Krahas videos që ka postuar ai ka shkruar se me dhimbja e ish-të burgosurve të ‘’Qafë-Barit’’ vazhdon të jetojë me ta në shpirtrat e tyre.
Jozef Radi është shprehur kështu:
Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit 1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore… me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka… lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite… Me qindra njerez takuan dramen dhe qendresen e tyre nen diktature…’’