Kryeministri Edi Rama vazhdimisht replikon me komentuesit në faqen e tij në Facebook.
Këtë herë Rama publikoi një foto, ku shfaqej një pikë basti e mbyllur, ndërsa shkruante se ky vit ishte pa kumar dhe pa kapsolla.
Ndërkohë një ndjekës i ka komentuar duke shkruar se në zonën e tij kishte plasur kallashi, duke iu referuar qyteteve të veriut, ashtu siç u raportua në media.
Replikat:
Komentuesi: Po po per ty po pe ktej nga ne kishim frikëm me dal se kishte plas kallashi ne 12 te natës, prandaj mos u mburr kot se ke bo gjo te mireee ,shyqyr s’kemi dëgjuar lajm që u vra dikush nga kallashi të paktën.
Rama: Po cfare te besoj o t’u befsha kurban çfare te besoj! Si ta besoj qe paska plas kallashi meqe u ndaluan kapsollat, nderkohe qe jo vetem informacionet nga terreni, po edhe qindra mesazhe qe kam marre nga gjithe Shqiperia per qetesine si rezultat i ndalimit te kapsollave e te lendeve plasese, flasin vete me mire se cdo koment? Gezuar i dashur dhe nese je me Interin duhet te jesh dyfish i gezuar se nuk do lesh me qimet e trupit neper lloto.



