• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Këshilla
  • MakeUp
KËSHILLA/ Keni lëkurë të yndyrshme? Ja zgjidhja që sugjerohet!
Home
Bukuria
Këshilla

KËSHILLA/ Keni lëkurë të yndyrshme? Ja zgjidhja që sugjerohet!

2 December, 2017 g.autor Këshilla, Modë, Shëndet

Lëkura e yndyrshme nuk është vetëm një problem shumëvjeçar i adoleshentëve, por edhe i grave që janë në fazën e menopauzës. Në fazën e menopauzës fillojnë të bien nivelet e hormonit të estrogjenit, ndërsa androgjeni stimulon gjëndrat dhjamore të prodhojnë më shumë yndyrë, me pasojë një lëkurë të yndyrshme. E karakterizuar nga poret e mëdha dhe prodhim i lartë i yndyrës, lëkura e yndyrshme e lë lëkurën të shkëlqejë dhe të yndyrtë. Nuk ka asnjë mënyrë që ky proces të ndalojë, por menaxhimi i saj mund të mbajë fytyrën e yndyrshme nën kontroll. Për më tepër, mbani parasysh çfarë të bëni dhe çfarë të shmangni në menaxhimin e një lëkure të yndyrshme.

Po çfarë të bëni? Ja hapat e thjeshtë:

Mbani lëkurën të hidratuar

Mungesa e zbutësit sjell prodhimin e yndyrës në lëkurë. Prandaj, hidratimi i lëkurës më xhel pastrues dhe maskave mund të jetë e mirë për lëkurat e yndyrshme. Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë. Rekomandohet të përdoren zbutës pa bazë yndyre. Gjithashtu, shikoni për formulën me glicerinë dhe hialuronat natriumi, një hidratues me bazë uji që mban qelizat e lëkurës të buta.

Jini të vëmendshëm ndaj nevojave të lëkurës

Thuhet se nëse keni një lëkurë të yndyrshme, do të keni më pak rrudha. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Trashësia e lëkurës është faktori vendimtar nëse do të keni rrudha, dhe jo sa e yndyrshme. Prandaj, kushtojini vëmendje lëkurës suaj pavarësisht çfarë thuhet. Për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duhet të kujdeseni gjithmonë për lëkurën.

Luftoni stresin dhe relaksohuni

Stresi sjell në prodhim më të lartë të yndyrës në lëkurë. Kjo sepse stresi shkakton gjëndrat e veshkës të mbiprodhojë kortizol, duke shkaktuar që gjëndrat dhjamore të sekretojnë më tepër yndyrë. Duke qenë se stresi është pjesë e jetëve tona, ajo që mund të bëjmë është shmangia e stresit të panevojshëm duke u relaksuar dhe qetësuar. Mund ta luftoni stresin me anë të meditimit, përmes një masazhi ose një sesion manikyr/pedikyr, ose lexoni një libër. Këto aktivitete ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të gjëndrave të yndyrshme në lëkurën tuaj.

Përdorni fondatinë pa yndyrë

Parandaloni mbylljen e poreve apo shkëlqimin e tyre duke përdorur fondatinë pa yndyrë. Është gjithashtu më mirë të përdorni blush pudër se sa atë krem për fytyrat e yndyrshme.

Çfarë NUK duhe të bëni? Ja përgjigjia

Shmangni pastrimin e fytyrës me një pastrues të thatë

Pastruesit për lëkurën e yndyrshme përmbajnë sulfat natriumi lauriel, laureth ose sulfat amoniaku. Këta përbërës pakësojnë yndyrat në lëkurë, megjithatë mund të thajnë atë. Për shkak të balancës së lartë të pehashit, kemi dehidratim të lëkurës. Në vend që të zhdukë yndryrat, këto çojnë në prodhim më të lartë të gjëndrave të yndyrave në lëkurë.

Për të mbajtur nën kontroll yndyrën, përdorni pastrues pa sulfat, pasi këto produkte do t’ju sigurojnë pastrim të thellë të poreve, pa e tharë lëkurën.

Gjetja e kurimit të menjëhershëm për lëkurën e yndyrshme

Është më se normale që ata që vuajnë nga lëkura e yndyrshme të kërkojnë për mënyra alternative për eliminimin e yndyrës, megjithëse nuk ka asnjë kurë të përhershme për eliminim e saj. Ky është një proces i natyrshëm i lëkurës dhe ju duhet të mësoheni më të. Mënyra më e shpejtë dhe e thjeshtë për të parandaluar formimin e shkëlqimit dhe yndyrës është duke fshirë me letra thithëse yndyrën në lëkurë.

Mos e lani shumë shpesh fytyrën

Pastrimi i tepërt nuk është gjithmonë ajo që duhet për fytyrat e yndyrshme, pasi nuk është një problem higjenik. Larja e shpeshtë e lëkurës mund të largojë yndyrat natyrale dhe esenciale që shërbejnë si barrierë ndaj ngacmuesve të lëkurës. Kjo mund të shkaktojë skuqjen dhe ashpërsinë e fytyrës. Rekomandohet larja e fytyrës dy herë në ditë me një pastrues të butë. / Shendeti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbas "apokalipsit", dielli rishfaqet për shqiptarët në formën e Nikut
Previous article ILIR YZEIRI: Një vit pa Andrean

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT