• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKON SHTET PALESTINEZ/ Papa Leoni XIV: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Home
Nderkombetare

KËRKON SHTET PALESTINEZ/ Papa Leoni XIV: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu se i qëndron linjës së deritanishme të Vatikanit.

Papa i parë amerikan i bëri këto komente për gazetarët në një fluturim nga Turqia për në Liban, ku edhe përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike.

“Ne e dimë që në këtë moment, Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen që mund të ofrojë një zgjidhje finale për konfliktin e përjetuar nga të dyja palët. Ne jemi gjithashtu miq edhe me Izraelin dhe përpiqemi që me të dyja palët të kthehemi në një zë ndërmjetësues që mund t’i ndihmojë ata të arrijnë një zgjidhje me drejtësi për të gjithë”, shprehet Papa.

Papa, që e shmangu çdo përmendje të drejtpërdrejtë të luftës së Izraelit në Gaza gjatë qëndrimit në Turqi, shtoi se Ankaraja mund të luajë një rol të rëndësishëm për mbylljen e këtij konflikti, si edhe luftës së Ukrainës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përsëriti kundërshtinë e tij ndaj një shteti palestinez pasi edhe aleati më i madh i shtetit hebre, SHBA-ja dha shenja mbështetje për mëvetësinë palestineze. Leoni ishte në Turqi i nga e enjtja deri të dielën në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga zgjedhja e tij në maj si udhëheqës i Kishës Katolike me 1.4 miliard anëtarë. Gjatë vizitës së tij në Turqi, Papa paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë.

Turqia është kryesisht myslimane, por është gjithashtu shtëpia e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësit shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASHTRUES PUBLIK"/ Berisha: Rama mbron veten e tij, Ballukun do ta lëshonte 100 herë në Lanë
Previous article I HOQËN DËNIMIN ME BURG PËRJETË DRITAN DAJTIT/ Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT