• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I HOQËN DËNIMIN ME BURG PËRJETË DRITAN DAJTIT/ Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët
Home
Aktualitet
Kronikë

I HOQËN DËNIMIN ME BURG PËRJETË DRITAN DAJTIT/ Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët

1 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët i hoqën burgun përjetë Dritan Dajtit. Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Rekursin në Gjykatën e Lartë për këtë çështje e kanë bërë vetë 3 gjyqtarët pasi nuk kanë marrë mbrapsht paratë e sekuestruara nga kontrollet e ushtruara më parë në banesat tyre në kundër të hetimeve si dhe celularët.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Por vendimi i Apelit u prish nga Gjykata e Lartë, e cila me një vendim të 11 qershorit 2024 riktheu dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON SHTET PALESTINEZ/ Papa Leoni XIV: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Previous article I MITURI U PLAGOS ME THIKË/ Flet babai i 15-vjeçarit: Si e mora vesh lajmin? Të përfshirë edhe persona të tjerë në sherr

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT