Elton Meta 31 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme ka kërcënuar me armë në dorë se do të vrasë veten, sot ka rënë në prangat e policisë.
31 vjeçari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Mbi të rëndon edhe akuza e dhunës në familje.
Në fshatin Zhupan të Fierit, 31 vjeçari pasi bëri sherr me njerëzit e gruas së tij, në shtëpinë e tyre nxorri një armë kallashnikov duke kërcënuar se do të vetëvritet, por fatmirësisht u parandalua nga policia.
Prindërit e Eltobit, janë shprehur se djali kishte kaluar në depresion pasi nusja e tij ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrë vajzën e vogël të cilën nuk lejonte që ai ta shihte.


