• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNOHET ALBIN KURTI/ Kryeministri i Kosovës publikon paralajmërimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare”
Home
Rajon

KËRCËNOHET ALBIN KURTI/ Kryeministri i Kosovës publikon paralajmërimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare”

20 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka deklaruar se është kërcënuar nga e ashtuquajtura Garda Vullnetare Shqiptare.

Kjo organizatë kishte thënë se kishte informacione se grupe të ndryshme të Vetëvendosjes do të organizonin protesta në Prishtinë, dhe paralajmëroi Kurtin dhe VV që të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Por Kurti mendon se në fakt ky është një kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka shpjegim tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të.

”Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.”

Vlen të theksohet se kjo organizatë është fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë të cilën Kurti e zbuloi dje.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se kërcënimi ka ardhur nga rrjeti social Facebook dhe tani po zhvillohen hetimet, ai tha se për këtë kanë kontaktuar edhe me zyrtarët e Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEATRI/ Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen
Previous article "JEMI POPULL I MBETUR MBRAPA"/ Edmond Budina: Revoltohuni, ngrihuni dhe bëni mosbindje civile. Zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT