• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI POPULL I MBETUR MBRAPA”/ Edmond Budina: Revoltohuni, ngrihuni dhe bëni mosbindje civile. Zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet
Home
Sociale

“JEMI POPULL I MBETUR MBRAPA”/ Edmond Budina: Revoltohuni, ngrihuni dhe bëni mosbindje civile. Zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Regjisori Edmond Budina ka folur sot për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë, pasi shembja e Teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

“Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij.

Tani unë pa dyshimin  më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë.

Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre.

Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.

“Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë.

Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijën më pas.

“Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet.

Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNOHET ALBIN KURTI/ Kryeministri i Kosovës publikon paralajmërimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare”
Previous article AKUZA TË NJEJTA ME PRESIDENTIN META/ Regjizori Budina: Heshtja e trupës diplomatike, dakordësi për të ricikluar paratë e pista

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT