• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMI I TRUMP NDAJ IRANIT/ Ushtarakët-Presidentit Amerikan: Hajde ne na ke gati…
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMI I TRUMP NDAJ IRANIT/ Ushtarakët-Presidentit Amerikan: Hajde ne na ke gati…

26 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Pas kërcënimit më të fundit të Presidentit të SHBA, shefi i njësisë elitë të Iranit reagon me fjalë drastike:

Hajdeni, ne jemi gati. Zakonisht Kassim Soleimani hesht në publik për konfliktin mes Uashingtonit dhe Teheranit: në Iran ai është njëri nga ushtarakët më të lartë. Por tani ai ka ndërhyrë në debatin e ashpër me SHBA dhe e ka kërcënuar në mënyrë masive Presidentin e SHBA.

Ne jemi fare pranë, madje atje, ku nuk na prisni. Hajdeni. Jemi gati. Po ta nisni ju luftën, ne do ta përfundojmë”, tha Soleimani sipas radiostacionit iranian Al Alam, të cituar sot nga revista Spiegel. SHBA do të njihnin fuqinë e vendit dhe aftësinë për luftë asimetrike, tha ai më tej.

Soleimani drejton brigadën Kuds, e cila si njësi elitare ka detyrat e një shërbimi informativ.

Përgjigja e ushtarakut me rang të lartë ka lidhje me reagimin e Presidentit Trump ndaj fjalimit të së martës të Presidentit iranian Rohani. Në të Rohani i pati paralajmëruar SHBA për “nënën e të gjitha betejave”.

“Ti (Trump) na kërcënove se do të paguajmë një çmim siç e kanë paguar atë pak vende. Trump, kjo është gjuha e klubeve të natës dhe e sallave të kumarit“, tha Soleimani, përgjegjës edhe për operacionet e Rojeve Revolucionare jashtë vendit.”

Që prej marrjes së postit, Trumpi e kërcënon udhëheqjen iraniane herë pas herë. Në maj ai shpalli largimin e SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin. Që atëherë janë shtuar kërcënimet verbale midis qeverive në Uashington dhe në Teheran. Një nga objektivat e deklaruara të SHBA është që deri në fillim të nëntorit të bllokojnë eksportet e naftës të Republikës Islamike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti NIS pushimet dhe ka një kërkesë publike për mamin e saj: Në mënyrë urgjente... (FOTO)
Previous article Guardiola kritikon golashënuesin ndaj Liverpool: Ai është shumë larg formës ideale

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Botë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT