• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI PROBLEME ME PESHËN? Ja si mund të humbisni kile duke ngrënë banane në mëngjes
Home
Shëndet

KENI PROBLEME ME PESHËN? Ja si mund të humbisni kile duke ngrënë banane në mëngjes

4 June, 2020 s.autor Shëndet

Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

Por përfitimet e këtij fruti janë të shumta, sidomos kundër mbipeshës.

Banania është mjaft e shijshme.

Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë.

Ato përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza

Si Të Humbisni Në Peshë Duke Ngrënë Banane Në Mëngjes
Dy ekspertë të mjekësisë tradicionale japoneze këshillojnë që njerëzit që duan të humbasin në peshë, të ndjekin dietën e bananes.

Ky regjim ushqimor inkurajon:

ngrënien e bollshme të frutave,

ndërgjegjësimin ndaj niveleve të urisë dhe ngopjes

ngrënien e darkës para orës 20:00.

Ky regjim ushqimor nuk ka kufizime në planet e ushqyerjes apo numrin e kalorive.

Në vaktet e drekës dhe darkës mund të hani gjithçka të dëshironi por sekreti qëndron se duhet të ndaloni së ngrëni kur të ndiheni 80 përqind të ngopur.

Për më tepër, nuk ka ëmbëlsira!

Dieta e Bananes
Sipas ekspertëve, kjo dietë, nis duke ngrënë banane në mëngjes dhe duke pirë ujë në temperaturë ambienti.

Ju mund ta zëvendësoni bananen me një frut tjetër por duhet të hani vetëm një lloj fruti për vakt.

Nëse jeni akoma të uritur, prisni 15-30 minuta dhe më pas mund të hani ndonjë ushqim tjetër.

Pasdite mund të hani ndonjë ëmbëlsirë të vogël, por dieta këshillon shmangien e produkteve të bulmetit dhe akulloreve.

A Funksionon Kjo Dietë?
Ndonëse ndikimi i saj nuk është i konfirmuar nga shkencëtarët, ka ekspertë që argumentojnë se kjo diet mund të funksionojë sepse njeriu do të hajë më pak e do të marrë më pak kalori.

Ajo mund të shërbejë si një mënyrë e mirë për të mësuar teknikën e frenimit pa u ngopur plotësisht.

Bananja njihet edhe si fruti i lumturisë.

Ajo të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.

Serotonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banana dhe jeni të lumtur./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENSIONISTËT NË ADMINISTRATË/ Kuvendi detyrë Komisionerit: Masa për ndërprerjen e punës
Previous article ARTIKULLI/ Në Tiranë, lagjja e parë në Europë e projektuar për t’u përshtatur me koronavirusin

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT