• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PENSIONISTËT NË ADMINISTRATË/ Kuvendi detyrë Komisionerit: Masa për ndërprerjen e punës
Home
Ekonomi

PENSIONISTËT NË ADMINISTRATË/ Kuvendi detyrë Komisionerit: Masa për ndërprerjen e punës

4 June, 2020 s.autor Ekonomi

Kuvendi i ka kërkuar Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil që të ndiqet me kujdes pjesa e punonjësve të administratës që mbushin moshën e pensionit dhe ende vazhdojnë të punojnë. Në projektrezolutën e hartuar për aktivitetin e këtij institucioni për vitin 2019 dhe fokusin në vitin 2020 nënvizohet pikërisht kjo pikë duke kërkuar që të merren masa dhe të mos ketë përsëritje të këtyre rasteve.

“Të intensifikojë procesin e verifikimit të zbatimit të vendimeve pas përfundimit të afatit të paralajmërimit për rregullimin e ligjshmërisë, për institucionet që kanë nëpunës të cilët kanë arritur moshën e pensionit dhe duhet të kishin ndërprerë në kohë marrëdhëniet juridike dhe financiare, duke rritur ndërveprimin në kohë edhe me Departamentin e Administratës Publike për të bërë të mundur mospërsëritjen e situatave të tilla” thuhet në pikën tre të projektrezolutës.

Tendenca e pensionistëve në punë nuk është një dukuri tërësisht e administratës publike pasi në tërësi në tregun e punës që përfshin edhe administratën në sektorin privat ka një prezencë në rritje të personave që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë të jenë ende aktivë. Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2019 numri personave mbi 65 vjeç që punojnë është 62, 291 persona me një rritje 11 për qind më shumë se vitin 2018 ose 6279 persona.

Përfshirja e të moshuarve në tregun e punës është një tendence e pesë vjeçarit të fundit. Emigracioni i lartë i të rinjve, kundrejt një rritje të ofertës për punë nga bizneset, sidomos sektori i shërbimeve, ka nxitur moshën e tretë të punojë edhe pse në moshë pensioni.

Rikthimi në punë i atyre që kanë fituar gjyqet

Po kështu i njëjti dokument i Kuvendit ngarkon Komisionarin edhe me një sërë detyrash të tjera ku së pari të vijojë procesi i hetimit administrativ në lidhje me rastet individuale të konstatuara në shkelje të ligjit për proceset e rikthimit të nëpunësve civilë gjyqfitues në detyrë si dhe të vlerësohet mundësia e ndërtimit të një databaze të përgjithshme të rekordeve historike që të përfshijë aktet e largimit nga shërbimi civil të gjyqfituesve.

Po kështu rekomandohet që të punohet për krijimin e metodologjisë për përcaktimin e afateve pjesë e diapozitave urdhërues të vendimeve për rivendosjen e ligjshmërisë me qëllim reduktimin e kostove./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHUIRI DHE EKONOMI/ Faty yt sot mbi shenjat e horoskopit
Previous article KENI PROBLEME ME PESHËN? Ja si mund të humbisni kile duke ngrënë banane në mëngjes

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT