• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Keni këto shenja në thonjtë tuaj? Menjëherë vizitoni mjekun
Home
Shëndet

Keni këto shenja në thonjtë tuaj? Menjëherë vizitoni mjekun

4 November, 2017 Klea.XH Shëndet

Thonjtë janë një pasqyrë e shëndetit dhe çdo ndryshim i tyre tregon problemet në disa pjesë të trupit.

Ndryshimet në thonj, si humbja e ngjyrës, mund të sinjalizojnë sëmundjen e mëlçisë, veshkave dhe mushkërive, anemisë dhe diabetit, shpjegojnë shkencëtarët nga Instituti Amerikan i Dermatologjisë.

Ata paralajmërojnë se ndryshimet e vogla dhe afatshkurtra nuk janë shkak për shqetësim, por nëse gjendja zgjat për disa muaj dhe përfshin ënjtjen e lëkurës rreth thonjve tuaj dhe ka gjakderdhje, është më mirë të vizitoni një mjek.

Shtrirja e thoit në disa shtresa të holla dhe të thyera është e njohur si onychoschisis, dhe shkaku më i zakonshëm i kësaj gjendjeje është larja e tepërt e duarve, përdorim i tepruar i llakut, si dhe detergjentit, mungesa e vitaminave dhe mineraleve në dietë, si dhe mosbalancim hormonal.

Thonjtë e bardhë tregojnë probleme me mëlçinë

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të kuq, domethënë që ata furnizohen me gjak dhe oksigjen, dhe ndryshimet e thonjve mund të tregojnë probleme më të mëdha shëndetësore dhe ushqyese. Thonjtë tepër të bardhë mund të tregojnë anemi, sëmundje të mëlçisë dhe probleme të zemrës.

Thonjtë e thyer tregojnë për probleme me gjëndrën tiroide

Thonjtë, të cilët thyhen lehtë, tregojnë për probleme me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin, rritjen dhe energjinë, që do të thotë se madje edhe parregullsitë më të vogla në punë reflektojnë edhe në thonj dhe flokë.

Thonjtë e zbehtë tregojnë për problemet e mushkërive

Thonjtë e zbehtë tregojnë për probleme me mushkëri, tretjen e traktit ushqimor dhe mëlçinë, si dhe sëmundjet e zemrës.

Shenjat e bardha në thonj tregojnë problem me veshkat

Shenjat, ose vijat e bardha në thonj tregojnë për problem me veshka dhe mëlçi, dhe mund të jenë pasojë e mungesës së proteinave në ushqim. Besohet se ato shkaktohen nga çrregullimi i qarkullimit të gjakut dhe krijohen si pasojë e sëmundjeve të përmendura.

Njollat e bardha janë pasojë e mungesës së zinkut

Përveç shenjave të bardha, në thonj paraqiten edhe njolla të bardha, të cilat janë pasojë e mungesës së zinkut në organizëm dhe po ashtu mund të jenë pasojë e infeksionit, lëndimeve dhe reagimeve alergjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia dhe SHBA'ja nuk po bashkëpunojnë rreth Koresë së Veriut
Previous article Albulena, këngetarja me më shumë stil

Klea.XH

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT