Njihet për zërin e saj dhe perfomancat e veçanta që i dhuron audiencës. Është kjo Albulena Jashari, e cila është nga të paktat artiste që performon Live.

Albulena e cila është piktore me profesion, kreativitetin e saj e tregon edhe kur vije fjala tek dukja e saj, pasi që artistja gjithnjë na vije me stil. E tillë duket edhe në fotografinë e saj të fundit të postuar në rrjetin e saj social Instagram.

Albulena ditë më parë u bë pjesë e garës së Festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Njerëzit’, perfomancë që u prit jashtëzakonisht mirë nga juria.


