U mbyll në barazim 1-1 takimi i zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit mes Teutës dhe Laçit. Një ndeshje e barabartë dhe pa shumë raste të rrezikshme.
Dediç kaloi në avantazh durrsakët në minutën e 35-të. Vetëm 4 minuta zgjati festa e vendasve pasi në minutën e 39-të Nika barazoi rezultatin. Me “Djemtë e Detit” sot debutoi edhe iraniani i huazuar nga Skënderbeut, Reza Karim, por pa arritur të lërë gjurmë.
Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, Laçi pozicionohet në vendin e 5-të me 11 pikë po aq sa Partizani i vendit të 6-të, ndërsa Teuta mban vendin e 7-të me 8 pikë. Shkon në 6 numri i ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat për skuadrën e Maganit, e cila është duke kaluar një periudhë të errët.


