Ju mund të zgjoheni me një bark të sheshtë dhe të keni një stomak të fryrë para se të shkoni për të fjetur. Ndodh që mund të keni dhjamë të grumbulluar në bel, ose thjesht fryrje. Një studim i ri ka treguar se bakteret e zorrëve mund të jenë tepër të ndjeshëm ndaj glutenit, edhe pse nuk keni ngrënë.
Nëse një person është intolerant ndaj glutenit, atëherë ai ose ajo mund të ketë sëmundjen celiac. Gluteni mund të gjendet në drithëra si elbi, gruri dhe thekra. Ai mund të shkaktojë dhimbje barku, diarre, shtrëngime në stomak dhe lodhje.
Çfarë duhet të bëni?
Para së gjithash ju duhet të mos konsumoni më ushqime me gluten për një periudhë të paktën prej 7 ditësh, kështu që nëse shihni përmirësime mund ta kuptoni më mirë shkakun. Por, nëse nuk keni përmirësime, ju duhet të vizitoni një mjek, pasi çështja juaj shëndetësore ndoshta nuk është e lidhur me glutenin. Studimet tregojnë se rreth 70% e popullsisë në botë ka gjithnjë e më shumë problem me intolerancën ndaj laktozës, apo sheqerin që përmban qumështi. Laktoza e patrajtuar kalon nëpër zorrë duke i zgjeruar ato dhe duke krijuar gazra, si efekt anësor. Ky zgjerim në zorrë krijon fryrje në stomak dhe diarre.
Ja 5 mënyrat më të mira për të zvogëluar fryrjet:
Mos pini pije me gaz
Sigurohuni që nuk vuani nga kapsllëku
Bilanconi nivelet e natriumit dhe kaliumit
Ulni nivelet e kortizolit
Mos hani ushqime që ju shkaktojnë probleme gastrointestinale./Shije.al


