• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Kathimerini”: Si erdhi nga fshati, për tu bërë polic special e më pas kriminel. Jeta e atentatorit grek të Devi Kasmit
Home
Breaking News

“Kathimerini”: Si erdhi nga fshati, për tu bërë polic special e më pas kriminel. Jeta e atentatorit grek të Devi Kasmit

6 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestimi i Efthymiou Efthymious dhe bemat e tij, i kane kaluar tashme edhe kufijte e Shqiperise dhe te mediave te vendit tone.

Jane mediat greke ato qe kane filluar tashme nje fushate, se kush e kush te hedhi me shume drite ne detajet e jetes plot dritehije te ish policit te forcave speciale te Greqise, qe iku shume vite me pare nga nje fshat i vogel ne Greqine Verilindore, per te plotesuar endrren e tij ne kryeqytetin helen, per tu bere nje luftetar kunder te keqes.

Por metamorfoza qe pesoi vit pas viti jeta e tij, e kane shnderruar tashme, ate vete ne nje prej personave me te shenjestruar nga policia dhe ekspertet e antikrimit, me te cilet per gati 20 vjet te jetes se tij, ishte krah per  krah.

Derisa u shnderrua ne nje njeri qe jeta prej kohesh i shkon mes qelive, gjyqeve, akuzave dhe kerkimeve policore.

“Kathimerini: eshte nje prej gazetave me me ze ne Greqi per seriozitetin e saj, qe ka hedhur drite mbi detajet e erreta te jetes se vrasesit me pagese, qe erdhi prej andej, per te tronditur Tiranen me te shtenat e armes se tij te henen e kaluar, kur la te vrare, Devi Kasmin.

Vrasja e 40-vjeçarit Devi Kasmi duket se është urdhëruar nga burgjet greke, siç njofton e përditshmja prestigjioze greke, “Kathimerini”, e cila iu referohet zyrtarëve të lartë të policisë greke që po ndjekin çështjen me shumë interes.

 

Megjithëse nuk jepen hollësi të shumta, sipas tyre, vrasja me pagesë e Kasmit është urdhëruar nga keqbërës shqiptarë që vuajnë dënimet në institucionet penitenciare greke.

Ndërkohë, “Kathimerini” jep edhe detaje të reja për dosjen e pasur penale të ish-policit grek, Efthymiou Efthymious, që akuzohet për vrasjen e Kasmit.

Me origjinë nga një fshat pranë Artës, në Greqinë Jugperëndimore, 41 vjeçari ka hyrë në forcat e policisë greke në vitin 2004 dhe shërbente në rajonin e policisë në zonën “Syntagma”, në qendër të Athinës. Deri në vitin 2011, kur është pushuar nga detyra, është çuar tri herë në bordet disiplinore të policisë greke për shkelje të shumta.

Për herë të parë, Efthymiou Efthymious është arrestuar nga zyrtarët e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në qershor të vitit 2008, me akuzën për trafik droge, trafikim emigrantësh të paligjshëm dhe falsifikim.

Një vit më vonë, ai u arrestua përsëri për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike në Doganën e Kapshticës, ndërsa në mars të vitit 2012 u arrestua në Aeroportin “Eleftherios Venizelos” gjatë ekzekutimit të një urdhërarresti të autoriteteve gjermane, me të njëjtën akuzë, për të cilën thuhet se ka kryer një dënim disamujor në Gjermani.

Në vitin 2016 është arrestuar në qytetin e Artës me akuzën e përfshirjes në një rrjet të madh kriminal me grekë dhe shqiptarë, e ka trafikuar kryesisht kokainë. Megjithëse është dënuar dhe ka kryer përsëri burg, ai është liruar pasi Gjykata e Janinës e ka dënuar vetëm me 4 vite heqje lirie me kusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATA PËR BE/ Rama: Më afër se kurrë. Gjithçka varet nga FUQIA e vrapimit tonë
Previous article Lajm i keq për djemtë, Ilda Bejleri "ndahet" nga sporti. Ja ku do ta shohim tani moderatoren seksi

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT