• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATEGORITË QË PËRFITOJNË/ Prezantohet paketa e re: Nga garancia sovrane 150 mln $, te pagesat kush është larguar nga puna
Home
Politikë

KATEGORITË QË PËRFITOJNË/ Prezantohet paketa e re: Nga garancia sovrane 150 mln $, te pagesat kush është larguar nga puna

13 April, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketa e zgjeruar e ndihmës në kuadër të luftës me koronavirusin.

“Kjo paketë është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës të turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit. 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

U pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë. Jo. Shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin të përfshira në paketën e parë që edhe pse e thamë që janë goditur rëndë në xhiron e tyre, do përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot, ku jemi të gatshëm ti trajtojmë ndershmërisht e seriozisht me gjithë mundësinë që na jep llogaria financiare, me armikun që e kemi vërdallë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, do vëmë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individi në këtë kategori do i japim 400 mijë lekë drejtpërdrejtë.

Për punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private 66 mijë punonjës do vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë direkt.

Për turizmin, fasonë e veprimtaritë prodhuese paketa e zgjeruar do krijojë kapital qarkullues, por në listën e individëve që do ndihmohen drejtpërdrejt janë edhe 10 mijë punonjës që do marrin 400 mijë lekë, bëhet fjalë për 4 milionë dollarë të tjera.

Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe sektorin e shërbimeve, është një tjetër garanci sovrane prej 150 mln dollarësh. Nëse lufta do na thoshte dikush se mbaron nesër, instrumentet do të ishin ndryshe. 

Po ashtu, paketa e zgjeruar parashikon që të gjitha sipërmarrjet, përjashton kompanitë e furnizimit, telekomunikacionit, pagesat e kësteve do të mund të bëhen pas datës 30 shtator, ndërsa për bizneset e vogël pagesat e kësteve do të shtyhen përtej 30 dhjetorit të këtij viti. Kjo paketë e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të lëvrohen nga data 20 prill.”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULET NUMRI I TË VDEKURVE NË FRANCË/ 574 viktima në 24 orë nga koronavirusi
Previous article MILIONA NJERËZ NË KARANTINË/ Pesë rregulla si të punosh nga shtëpia

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë Aktualitet

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT