• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KARTA E STUDENTIT/ Veliaj: Deri nga mesi i korrikut  do kemi përfunduar…
Home
Sociale

KARTA E STUDENTIT/ Veliaj: Deri nga mesi i korrikut do kemi përfunduar…

8 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Në shumë se 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur tanimë me Kartën e Studentit, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara. Pjesë e këtij procesi, i cili ndodh për herë të parë në Shqipëri, u bënë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të cilët ashtu si studentët e tjerë, kanë nisur prej disa javësh të pajisen me kartën e studentit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Bilbil Mema, u shpreh i kënaqur që gati gjysma e studentëve të Akademisë janë pajisur me Kartën e Studentit.

“Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. 20% në një vend, 30% në një vend tjetër, kur je student, çdo qindarkë vjen”, tha Veliaj.

Ai falenderoi të gjitha institucionet dhe subjektet private që i janë bashkuar kësaj nisme dhe kanë ofruar shërbimet e tyre falas ose me ulje për studentët. “Dua t’i falenderoj të gjithë privatët që na janë bashkuar. Mbi 100 shërbime private e publike e kanë kompletuar ofertën e kartës. Jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës e ofron këtë shërbim edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se falë punës së përditshme të forcave të rendit dhe të oficerëve që nxjerr Akademia, Tirana është sot një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe me nivel kriminaliteti shumë të ulët. “Tirana sot është padyshim qyteti më i sigurt në Shqipëri dhe një ndër qytetet më të sigurta në Europë. Shumë prej kolegëve me të cilët bisedoj, kur u japim statistikat, habiten sepse duke dëgjuar politikanët që tipikisht i hapin vetëm namin e keq vendit, mendojnë se këtu ndodhin çudira. Ndaj, dua t’ju falenderoj, se ndoshta, pasi studentët veshin uniformën e dalin në terren, nuk e merrni feedback-un e plotë, por unë që jam në anën tjetër të informacionit, ku qytetet klasifikohen për çështje të sigurisë, doja t’ju falenderoja publikisht”, tha Veliaj.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin e saj në pajisjen me karta të studentëve të kësaj Akademie, ndërsa bëri të ditur se do të fillojë edhe puna për ngritjen e Kampusit të Akademisë së Rendit. “Shohim se punonjësit e rinj kanë ndryshuar impaktin që ka në publik policimi dhe perceptimi për Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër po fillojmë punën me Bashkinë e Tiranës për Kampusin e ri të Akademisë dhe shpresojmë që të kemi sërish një produkt cilësor të integruar në Kampusin e Qytetit Studenti”, tha Hodaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Bashkia e Tiranës ka dhënë në përgjithësi për këtë shkollë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vijojë edhe në projekte të tjera.

Procesi i pajisjes me Kartën e Studentit në Akademinë e Sigurisë ka nisur prej datës 24 Qershor dhe deri më tani atë e kanë marrë rreth 150 studentë nga 325 që janë në total. Në akademi janë pozicionuar dy operatorë, të cilët lehtësojnë procesin e emetimit të kartës, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme për një cikël studimi, ka një barcode të caktuar dhe ka akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”. Përmes kësaj karte, studentët kanë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, numri i të cilëve në këto momente shkon në 107 subjekte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA LEONARDO BONUCCI TEK DONNARUMMA/ Ja 10 lojtarët italianë më të paguar në botë, befasi në vendin e parë
Previous article FOTOFAKT/ Pas kushëririt të Emin Gjanës dhe ish-drejtoreshës së LSI, edhe ish-punojnësi i Xhelal Mziut në protestë në Uashington

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT