Në zonë e njihnin si turist, por pas hetimeve, policia italiane i hoqi maskën shqiptarit, i cili përfundoi në pranga, teksa në magazinë iu sekuestrua 96 kg drogë. Mediat italiane e përshkruajnë arrestimin e tij, si arrestimi i babagjyshit të marijuanës.
Me kontrollin në magazinë, pas sinjalizimit të banorëve të zonës policia bëri bingo. Në pranga u vu shqiptari 24-vjecar me iniciale E.H.
Ai kishte hyrë si turist, por prej javësh kishte marrë në dorë trafikun e drogës në këtë zonë, duke xhelozuar edhe konkurrentët.
Në vend, policia zbuloi thasët me marijuanë, makineritë për paketimin e saj dhe mjetet e tjera që përdoreshin për këtë trafik.
Operacioni u bë me dije nga policia e cila falënderoi sinjalizuesit. “Faleminderit për shërbimet e vëzhgimit dhe ndjekjes së shënjestrës, të organizuara nga stacioni i policisë së Mantovës për të luftuar fenomenin e trafikut të drogës në këtë krahinë”- tha policia, duke theksuar se prej kohësh kishin informata për aktivitetin e shqiptarëve në këtë zonë.
“Kishim informacione për disa shqiptarë të angazhuar në këtë aktivitet të paligjshëm dhe nisëm hetimet”- u theksua më tej. Policia bën me dije se vlera e drogës së sekuestrua arrinte në 600 mijë euro.


