• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAOSI NË GJYKATËN E TIRANËS/ 45 gjyqtarë për 24 mijë çështje
Home
Aktualitet
Drejtësi

KAOSI NË GJYKATËN E TIRANËS/ 45 gjyqtarë për 24 mijë çështje

7 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Vitet ndërrohen, por problematika në Gjykatën e Tiranës mbetet e njëjta. Ngarkesë mbi çdo logjikë, jo vetëm juridike, por edhe matematikore.

Plot 45 gjyqtarë të Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë shqyrtuar gjatë vitit 2018 rreth 24 mijë çështje gjyqësore, shifra këto që minimalisht nuk japin një drejtësi në kohën e duhur.

Pikërisht kjo ngarkesë është arsyeja kryesore, në radhë të parë e vonesave në gjykim, e në radhë të dytë edhe të mijëra çështjeve që barten për vitin e ri 2019.

Gjatë këtij viti që sapo ka filluar, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka bartur mbi 5.000 çështje, të cilat nuk janë mundur të gjykohen gjatë viti të kaluar. Ndërsa mbi 8.000 çështje të tjera e kanë pasur kohëzgjatjen e gjykimit në mbi 6 muaj kalendarikë, shkruan Top Channel.

Por, këto vonesa japin edhe efekte domino, në mënyrë të veçantë te personat që duan të ankimojnë vendimet. Kjo, pasi gjyqtarët vonojnë zbardhjen e vendimeve për shkak të ngarkesës, e për rrjedhojë palëve të pakënaqura me vendimin u rrezikohen afatet e apelimit.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, numrin më të madh të padive në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës e kanë pasur ato për zgjidhje martese, me 2.100 të tilla; të ndjekura me paditë për marrëdhënie pune, me 1.500; si dhe ato për shkaktim dëmi, me 1.274.

Sfida kryesore e viti 2019 për Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës do të jetë rritja e numrit të gjyqtarëve, nevojë e cila tashmë është më e realizueshme, pas ngritjes edhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABA, PO IKI TË DUA SHUMË"/ Shqiptari që VRAU të bijën në Greqi: Më varni që të qetësohet shpirti i vajzës
Previous article MERKATOJA E ÇMENDUR/ "Los Blancos" i ofron 120 milionë euro Tottenhamit për...

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT