• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABA, PO IKI TË DUA SHUMË”/ Shqiptari që VRAU të bijën në Greqi: Më varni që të qetësohet shpirti i vajzës
Home
Breaking News

“BABA, PO IKI TË DUA SHUMË”/ Shqiptari që VRAU të bijën në Greqi: Më varni që të qetësohet shpirti i vajzës

7 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e plotë e babait mostër nga Shqipëria që vrau të bijën në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve. Aleko Petro i penduar për vrasjen ka kërkuar dënimin maksimal për veten e tij. “Më varni në mes të sheshit të Korfuzit që të qetësohet shpirti i vajzës” ka thënë ai, shkruajnë mediat greke. Më pas ai ka treguar të gjithë kronologjinë, nga momenti që vajza kishte mbërritur në shtëpi me rastin e festave dhe deri kur e varrosi për të humbur gjurmët. “Më erdhi në shtëpi papritur për të më uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kisha bërë bakllava dhe gurabie, hëngrëm e biseduam për familjen. Folëm normalisht. Në një moment filloi ti binte telefoni dhe ajo i tha “jam tek babi’. Zakonisht kur vinte tek unë nuk fliste por rrinte me telefon në dorë dhe dërgonte mesazhe. Vajza nuk më fliste shumë, por të paktën erdhi. Unë këtë doja të vinte se kishte gati një vit që kishte ikur nga shtëpia. Kur i ra prapë zilja e telefonit, nuk e fsheha bezdisjen time dhe i thashë: “Nuk e le tani. Po flasim, pastaj fol. Po deshe merre, nuk e kam problem”.

Atëherë sipas babait vrasës, 29-vjeçarja shpërtheu duke filluar të bërtasë dhe të shtyjë karriget dhe duke thënë: “Do të bëjë çfarë të dua. Telefoni është i imi dhe nuk dua të pyes asnjeri”. “Po nuk të thashë asgjë, pse bën kështu”, por sipas babait, vajza ka vazhduar të bërtasë. Pastaj 52-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit. “Për një moment u ‘nxiva’, në ato çaste nuk isha më vetvetja. Nuk shikoja asgjë më. E godita me hekur dhe pastaj ajo u hodh nga dritarja. U hodha edhe unë pas saj. Isha tjetër njeri….Edhe tani rri e mendoj se çfarë ndodhi e si e bëra”. Më tej ai ka rrëfyer se e gjeti vajzën në pjesën e pasme të oborrit të plagosur rëndë dhe të shtrirë në tokë. Ndërsa kur e pa vajza i tha: “Baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh”. “Aty i thashë – Do vi edhe unë më ty bija ime.- E mbajta të përqafuar në krahët e mi dhe më thoshte: “Kam ftohtë baba” ka treguar ai.

Në vazhdim shqiptari 52-vjeçar ka deklaruar se pastroi shtëpinë, dogji disa nga rrobat e tij dhe disa sende të vajzës. Po kështu ai hodhi telefonin e vajzës në oborrin e kumbarës së saj. Kur u pyet se pse e varrosi trupin e vajzës në oborr ai u përgjigj “Nuk doja ta lija jashtë e a hanin kafshët. E varrosa aty përkohësisht”. Gjithashtu ai theksoi se ishte aq shumë i shokuar saqë nuk mundi të merrte njeri në telefon. “Nuk dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë gabim në ato momente. Më morën në telefon dhe vajtja në polici. Nuk mund të flisja. Pastaj vajtëm në shtëpi”. Më pas i ati ka folur edhe për lidhjen e vajzës së tij me të riun afgan.

“Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova. Kisha dëgjuar diçka por nuk e dija se ku ndodhej dhe me këtë rrinte”. Madje ai ka shtuar se nuk e dinte fare se vajza e tij ishte pagëzuar në fenë e krishterë. Gjithashtu ai e ka mohuar se e kishte dhunuar edhe më parë vajzën “thjesht i bërtisja ndonjëherë kur vonohej si çdo baba“. Në fund ai ka thënë fjalët më të mira për vajzën që vrau: “Ishte e zgjuar dhe fëmijë i mirë. E merrja me vete në punë në ndërtim. Shtronte pllaka me mua më ndihmonte për çdo gjë. Ishte vajzë shumë e fortë”. 52-vjeçari e vrau të bijën e tij, pasi ishte kundër lidhjes me të riun afgan. Trupi i 29- vjeçares do të transportohet nesër nga Korfuzi në Berat për tu përcjellë në banesën e fundit pas kërkesës së nënës së vajzës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PROTESTA/ Fjalimi i studentit të "papolitizuar" që befasoi…burrneshën! (FOTO)
Previous article KAOSI NË GJYKATËN E TIRANËS/ 45 gjyqtarë për 24 mijë çështje

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT