• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANDIDIMI PËR MANDATIN E DYTË/ Veliaj: Qef o qef, o qerrata” nuk funksionon
Home
Intervista

KANDIDIMI PËR MANDATIN E DYTË/ Veliaj: Qef o qef, o qerrata” nuk funksionon

6 April, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Opozita jashtë parlamentit kërkon zgjedhje të parkohshme parlamentare dhe largimin e Edi Ramës nga qeveria, ndërkohë kryeministri Rama vijon takimet elektorale për të bindur qytetarët për të votuar për PS në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

E ndërsa kali i betejës mbetet Tirana, Erion Veliaj nuk bën dot dallimin mes përditshmërisë dhe periudhës së fushatës pasi gjatë gjithë kohës është në aksion.

Në kërkim të një mandati të dytë për të menaxhuar kryeqytetin, Veliaj  thotë se 30 ditët e fushatës i sheh si fundin e maratonës.

I ftuar special në emisionin “Mos i fol shoferit” mbrëmjen e së shtunës, 5 prill, në RTV Ora, Veliaj u ktheu përgjigje edhe spekulimevenë lidhje me madhësinë e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Rudina Dembacaj:  Nuk je lodhur asnjëherë duke shpalosur punën tënde, gjithë mandati ka qenë si fushatë? 

Erion Veliaj: Si fushatë? Po e ndave në kokë që këto 30 ditë është fushatë dhe duhet të shesësh mend dhe ditët e tjera janë siç thonë njerëzit “qef o qef o qerrata” nuk funksionon. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë për të parë kush e ka prej vërteti dhe me pasion dhe e ndjen dhe kush thotë tani erdhi fushata dhe do të punojë.   

Këtë i kam thënë dhe stafit. Bashkia jonë është si pulë, klloçkë, çdo ditë duhet të bëjë nga një vezë, ndonjë ditë mund të bëjë dhe dy tre vezë, por çdo ditë duhet të ketë një. Një korsi biçkletash, një bibliotekë, një kënd lojrash, park, shkollë. Dhe përsa kohë e kemi  bërë përditë kështu këto 30 ditët e fundit më duken si xhiroja e fundit e maratonës.

Rudina Demcaj: Është e vërtetë që ke PR shumë të mirë apo punon shumë mirë?

Erion Veliaj: Është e njëjta skuadër që gjithmonë ka pasur bashkia e Tiranës, i njëjti numër njerëzish. Skuadrat e komunikimit duhet të kenë së pari çfarë të komunikojnë. Po nuk pate një produkt konkret. Shoh stacionet e jetës time. Fillimisht kam qenë tek çerdhja 54, më pas tek kopshti 18. U ndjeva shumë krenar kur ato u rikonstruktuan. Kur u bëra kryetar Bashkie shkolla “Kosova” u bë parking dhe ngeci ashtu. Kënaqësia që më ka dhënë rikonstruksioni i shkollës “Kosova” ka qenë i paparë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cili nga këta fëmijë është VAJZË? Ja çfarë fshihet pas së vërtetës
Previous article PAS HUMBJES ME FLAMURTARIN/ Trajneri Mema plas “bombën”: Ndeshjet vendosen nëpër tavolina, kjo duhet...

F.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike Aktualitet

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT