• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kamera e fshehtë/ Dy gjoba 500 mijë Lekëshe për një gotë raki, por …
Home
Sociale

Kamera e fshehtë/ Dy gjoba 500 mijë Lekëshe për një gotë raki, por …

8 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “Gjergji Legisi”.

Pronari Bujar Hoxha tregon se mori 50 mijë lekë të reja gjobë se nuk kishte shënuar një gotë raki në faturë.

Pas disa ditësh gjoba përsëritet me të njejtin pretendim, që sipas Hoxhës është krejtësisht i pavërtetë.

Pas dy gjobave, tatimorët bllokojnë subjektin. Bujari thotë se ka paguar dy gjobat, por askush nuk po ia zhbllokon aktivitetin, edhe pse aty ka produkte ushqimore që kanë zënë krimba.

“Quhem Bujar Hoxha. Kam 4 vjet që kam hapur fast food dhe kam qenë i rregullt me licencë, me të gjitha taksat. Më vijnë më datë 11 Tetor, më bëjnë kontroll dhe më thonë që nuk kam prerë një kupon tatimor rakie, kur në fakt ishte i prerë”.

Pronari – A keni bileta (kupon tatimor) këtu, a jo? Më thoni!

Klienti 1 – I kemi biletat, të gjitha!

Pronari – Keni qenë pa bileta (kupon tatimor)?

Klienti 2 – Jo!

Pronari – Bukur! Zotëri, ke patur biletë në dorë? Të lutem, më thuaj ke patur biletë në dorë këtu apo jo?

Klienti 3 – Po, po!

“Më thonë nuk ka problem, këto gjoba nuk paguhen, do bësh një ankimim. Sa më erdhën letrat për ankimim, më erdhën prapë. I kisha prerë të tëra kuponat dhe prapë 500 mijë lekë gjobë!”, – shprehet i revoltuar pronari i subjektit.

Më datë 27 Tetor, kur u rikthyen inspektorët e tatimeve, ai vendosi kamerën e fshehtë për ta denoncuar rastin me zë dhe figurë.

Pronari – Keni ardhur me një qëllim: Të vini gjobë!

Inspektori – Me asnjë lloj qëllimi.

Pronari – Ma thuaj arsyen!

Inspektori – Mos me dorë!

Pronari – Ma thuaj arsyen! Kush ju ka dërguar? Ma thuaj kush ju ka dërguar, zotëri!

Inspektori – Atëherë, po e tepron.

Pronari – Kush ju ka dërguar? Më thatë: Jemi të detyruar. Kush … dhe kë keni gjetur pa bileta (kupon tatimor)? Na e nxirrni!
Inspektori – Po ik o, na lër të bëjmë punën!

Pronari – Ke të drejtë të më thuash atë …

Inspektori – Ik se ke një orë e gjysmë që nuk po na lë!

Pronari – A është në gjendje të më thotë atë që pa?

Inspektori – Nuk po na lë të bëjmë punën. Nuk e di më është në gjendje apo jo!

Pronari – Kaq! Këtë po të pyes!

Inspektori – Shko në Gjykatë dhe ankohu!

Bujar Hoxha tregon se i pagoi të dyja gjobat më datë 30 Tetor dhe u kërkoi që të hapet subjekti sa më parë që ta pastrojnë sepse ishin prishur ushqimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi i dhimbshëm i aktores shqiptare: Si mbeta pa shtëpi dhe flija në Teatër
Previous article ALFRED PEZA/ Nga një (8) dhjetor, në tjetrin!

k.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT