Dhunohet dhe grabitet gjate natës nje kambist ne Delvine. Gazetarja e “Panorama” ben me dije se grabites te maskuar jane futur ne banesen e Muslim Osmani, 70-vjec.
Ata e kane dhunuar e kane lidhur dhe me pas i kane grabitur nje shume te konsiderueshme parash, por ende nuk behet e ditur sasia.
Vajza e tij, e ardhur keto dite nga Korca ne Delvine, eshte hedhur nga dritarja per ti shpetuar grabitesve. Te dy babe e bije kane marre ndihmen e pare ne spital, nderkohe qe policia prej oreve te para ne vendngjarje, vazhdon herimet.
Vëllai i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 mln lekë.
“Siç thotë ai kishte rreth 25 milion lekë”, tha vëllai Osman Osmani.
Mesohet se 70 vjecari punonte si kambist prej 20 vitesh.
Vete i lenduari ka treguar momentet e tmerrit kur rreth ores 7 pa 20, ne dere i kishin trokitur disa persona dhe kur ishte cuar ta hapte, ishte goditur menjehere. Ai tha se autoret e lidhen ate dhe vajzen dhe i kane marre 22 milione leke dhe 3 mije euro, te cilat ai i kishte terhequr nga banka e Sarandes nje dite me pare.


