• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM PASUR FATIN TA NJOH ATË ZOTNI TË MADH…”/ Rama kujton ish-kryeministrin Bajram Rexhepi: I shërbeu Kosovës në luftë e në paqe
Home
Politikë

“KAM PASUR FATIN TA NJOH ATË ZOTNI TË MADH…”/ Rama kujton ish-kryeministrin Bajram Rexhepi: I shërbeu Kosovës në luftë e në paqe

21 August, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka kujtuar sot ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Rama ka thënë se “Rexhepi e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e duke shpëtuar jetë shumë larg sallës së operacionit, mes maleve të rezistencës për liri”.

Po ashtu Rama ka kujtuar edhe debatin që Rexhepi kishte pasur me Oliver Ivanoviçin. Në shkrimin e bërë, Rama ka thënë se ka pasur fat që ka takuar Rexhepin.

MESAZHI I RAMES
💐HOMAZH
BAJRAM REXHEPI, e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e duke shpëtuar jetë shumë larg sallës së operacionit, mes maleve të rezistencës për liri. Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje. Mbetet epike lëvizja e tij paqtuese, në krye të turmës së irrituar, kur pas mbytjes së dy fëmijve shqiptarë në ujrat e Mitrovicës, valvula e tensionit ndëretnik arriti në një moment shpërthyes. Debati i tij me Oliver Ivanoviçin, i përket historisë si debati i parë publik i pasluftës me një përfaqësues të komunitetit serb.

Kam pasur fatin dhe nderin ta njoh atë zotni të madh e të urtë, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe, me humanizmin shembullor dhe modestinë e admirueshme të një mjeku punëshumë e fjalëpakë. Ai burrë të kujtonte me sjelljen e buzëqeshjen e tij, atë fjalën kuptimplotë shqiptare, guri i rëndë në vendin e vet. Si ajo fjalë ishte edhe vendimi i tij, që të mos e lëvizte kulmin e shtëpisë nga Mitrovica, e të jetonte aty me gruan, vajzën dhe rrezikun gjithnjë të pranishëm, të ndonjë konflikti me pasoja fatale për familjen e vet. Sot e gjithë ditën shtëpia e mjekut që u bë kryeministër, është po aty, shembull i fjalës së pandarë nga vepra e njeriut që jo vetëm e mbronte idenë e moslargimit të shqiptarëve nga Mitrovica, po edhe e mishëronte atë duke mos u larguar nga ajo tokë e bashkëjetesës së vështirë, por jo të pamundur në Veriun e Kosovës.

Bajrami u nda nga jeta ende i ri, në 21 gushtin e tre viteve më parë, si një hero krejt i veçantë, i cili pa zhurmë e pa bujë jetoi, punoi, shërbeu ku dhe sa mundi për vendin e tij, pa e ngritur kurrë zërin, po duke folur qartë e troç me shembullin e vet, sa të veçantë aq edhe frymëzues, e duke treguar se sa e mirë është politika, kur njeriu e përdor atë për të kuruar e për të shëruar plagët e bashkësisë, së cilës i vihet në shërbim. Me përkushtim.
#TëPAHARRUESHËM🙏

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS BËNI SHPESH SKENAR PËR COVID-19, RREZIKOHENI PËR..."/ Skënder Brataj reagon sërish pak thirrjes së fortë për qytetarët: Kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë
Previous article COVID-19/ Lajm i mirë për qytetarët e Pekinit, s’kanë nevojë të mbajnë maskë në publik

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK Aktualitet

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT