• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM 4 MUAJ NË HETIM…”/ Beqaj flet pasi del nga SPAK: E drejta ime do të përballet në gjykatë
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM 4 MUAJ NË HETIM…”/ Beqaj flet pasi del nga SPAK: E drejta ime do të përballet në gjykatë

8 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur për mediat pasditen e sotme pas daljes së tij nga ambientet e SPAK.
Beqaj është pyetur për vijimin e hetimeve dhe detaje të tjera lidhur me çështjen e “Sterilizimit”.
Nga ana tjetër i pyetur nëse do të pranojë verdiktin përfundimtar të SPAK javën tjetër për Sterilizimin, ai u shpreh se beson se e drejta e tij do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.

Sa i përket akteve hetimore për të cilat SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh për t’i tërhequr, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta.
Ai tha se duhet “të ndahet” nëse është person në hetim apo palë e tretë lidhur me këtë rast.

Zoti Beqaj javën tjetër pritet që SPAK të marrë verdiktin përfundimtar për Sterilizimin, a do e pranoni sidoqoftë vendimmarrja e prokurorisë?
Beqaj: Së pari më lejoni t’iu uroj juve 8 Marsin dhe ndjesë nëse ardhja ime e përjavshme këtu ju ndalon nga të qenit me ata që keni dëshirë. Unë jam i hapur për hetimet që në krye të herës dhe besoj se e drejta ime do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.

Për aktet hetimore SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh nëse do t’i merrni, si do t’i siguroi aktet?
Beqaj: Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam
Keni thënë se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare, kemi parë edhe pasardhësen tuaj zonjën Manastirliu në SPAK, a referoheshit faktit të thirrjes së zonjës Manastirliu?
Beqaj: Kam këkruar të hetohet pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS/ Dhjetëra gra marshojnë pranë Kryeministrisë, djegin… (VIDEO)
Previous article DOSSIER/ Guximi i gruas polake që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha me anë të letrave: Zemra më çahet nga sikleti

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT