• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Guximi i gruas polake që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha me anë të letrave: Zemra më çahet nga sikleti
Home
Dossier

DOSSIER/ Guximi i gruas polake që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha me anë të letrave: Zemra më çahet nga sikleti

8 March, 2024 s.autor Dossier

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), me rastin e 8 marsit, ka publikuar një letër e shkruar nga një nënë e dëshpëruar që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha për burgosjen e së bijës.

Janina Glluc, një grua polake që guxoi, i dërgonte diktatorit Enver Hoxha letra për lirimin nga burgu të nënës së dy fëmijëve, Barbara Glluc Orgocka. Letra i përket muajit shkurt të vitit 1971 dhe është e dyta, e shkruar nga ajo.

Në vitin 1959 Barbara Glluc Orgocka braktisi vendin e saj dhe vendosi të jetojë në Shqipëri së bashku me bashkëshortin shqiptar, inxhinierin nga Korça, Vasillaq Orgocka. Në ato vite Orgocka u dënua nga gjyqi shqiptar me burgim të përjetshëm.

Në këto rrethana nga vendi i saj i lindjes Polonia, nëna e saj, Janina Glluc i dërgon një letër të shkruar në polonisht, sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH, Enver Hoxha. Ajo kërkonte të mësonte shkaqet e burgimit të vajzës së saj, të cilat nuk i ishin sqaruar.

Në lutjen e parë që mban datën 18/8/1970, Janina Glluc nuk ishte dakord me arsyetimin se shkaku i burgosjes së vajzës së saj është kryerja e ndonjë vepre kundër popullit shqiptar. Polakia që kërkonte përgjigje nga diktatori shqiptar nuk u lejua më pas as të takonte të bijën qoftë edhe pranë përfaqësuesve të Ambasadës shqiptare në Varshavë.

Historia e Barbara Ogockës, bashkëshortja e Vasillaq Orgockës, dënuar me 25 vjet heqje lirie është një nga historitë më të dhimbshme të grave të huaja që vuajtën dënime të padrejta në Shqipëri . Ajo u lirua më 24.6.1971 pas ndërhyrjeve dhe presionit të ambasadës polake në Tiranë. Ishte shkatërruar nga torturat e vazhdueshme që iu bënë. Vuajti gjithsej 2 vjet, 3 muaj, 29 ditë. U lejua më pas të riatdhesohej, por duke mos marrë veten kurrë nga ajo që kaloi në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM 4 MUAJ NË HETIM..."/ Beqaj flet pasi del nga SPAK: E drejta ime do të përballet në gjykatë
Previous article "S'KAM QENË PLOTËSISHT E LIRË"/ Helena Kadare tregon 8 Marsin në diktaturë: Në Francë, në darkat me Ismailin e kisha sfidë...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT