• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“S’KAM QENË PLOTËSISHT E LIRË”/ Helena Kadare tregon 8 Marsin në diktaturë: Në Francë, në darkat me Ismailin e kisha sfidë…
Home
Kulturë

“S’KAM QENË PLOTËSISHT E LIRË”/ Helena Kadare tregon 8 Marsin në diktaturë: Në Francë, në darkat me Ismailin e kisha sfidë…

8 March, 2024 s.autor Kulturë

“Liria e jashtme e një gjenerate të tërë i përket lirisë së brendshme të një individi”, thotë Helena Kadare, duke cituar një fragment nga libri i saj “Kohë e pamjaftueshme”.

Një festë-protestë ajo e 8 Marsit, që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit personalitete gra të letrave shqipe. Mes të ftuarave, përkthyesja dhe shkrimtarja Helena Kadare, e cila rrëfen nëse të qenit grua në Shqipëri mes dy sistemeve është perceptuar nga vetë ajo si fat, sfidë apo peshë…

“Personalisht e quaj një sfidë. Kujtoj se 8 Marsi në kohën e diktaturës na ishte kthyer në një ditë propagandistike, ku ne kryesisht hanim dreka jashtë. Një gjë që se bënim dot gjatë gjithë vitit. Dhe e gjitha kjo më krijonte një trishtim. Një festë grarishte. Gjë që sot ndryshoi plotësisht dhe më pëlqeu shumë ky takim”, shprehet Helena.

Mes botuesve e shkrimtareve, të pranishme janë edhe Flutura Açka dhe Natasha Lako, që tregojnë vështirësitë e një gruaje në diktaturë për të lexuar libra që emancipojnë, apo edhe për censurat në botime.

E panjohura është shumë më shumë interesante nga ajo që është e zbuluar. Sa i përket figurave që frymëzojnë ka qenë Musine Kokalari, dhe ka qenë një libër i saj “Siç më thotë nënua plakë”. Ishte një libër me të vërtetë shumë frymëzues për lirinë e të shkruarit dhe për vetë fatin e asaj gruaje që e dinim që ajo ishte diku e internuar dhe ky libër qarkullonte si një libër i verdhë si atëherë, kur librat e verdhë lexoheshin me shumë pasion”, thotë më tej Helena.

Lirinë e librin Elena tregon se i shikon si shina të sigurta drejt emancipimit. Por a ka mundur vetë ajo të jetë një grua e lirë, duke jetuar deri në kapërcyell të regjimit komunist në Shqipëri.

“Nuk ka qenë e mundur. Më duket se ajo që më ka penguar është vetja ime. Më duket se e kisha shumë të fortë ndjenjën e detyrës. Një ndjenjë detyre për familjen. Përpiqesha ta kapërceja këtë por nuk e kapërceva dot. Ajo që do të doja të kisha bërë më shumë është të punoja më shumë, të shkruaja më shumë… e shumëçka tjetër”, tregon shkrimtarja.

Pavarësisht se leximi i hapi dritare për të njohur Perëndimin, tregon nëse pas largimit në Francë, u ndje e huaj apo si në shtëpi.

“Jo nuk jam ndier si në shtëpinë time. Gjithmonë jam ndier e huaj dhe sidomos vitet e para  kur opinioni fliste gjithmonë shumë keq për Shqipërinë gjithmonë kisha qejf dhe sfidë që në darkat e drekat që ftohej Ismaili, të thosha: po unë jam shqiptare”, thotë më tej.

Ndërsa sa i përket përfaqësimit të grave shqiptare tregohet e prerë.

“Jo nuk i shikoj të përfaqësuara”, thotë Helena.

Me frymën e leximit dhe të formimit edukativ rrëfen se i ka rritur Helena-nënë edhe dy vajzat e saj, çka e sugjeron për të gjitha gratë.

“Leximi mendoj se është një forcë shumë e madhe emancipimi që i ndihmon ato të ecin përpara, por jo me arrogancë. Asnjëherë me arrogancë. Vajzat e mia i kam lënë të lira, dhe kur shikoj rezultatet që ja kanë dalë mbanë, them se ia ka vlejtur dhe koha që u jam përkushtuar atyre”, thotë me tej.

Gjatë bisedës me drejtoren Alda Bardhyli botueset folën edhe për peshën e përzgjedhjes me kujdes të librave si dhe të rekomandimit të titujve të duhur./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Guximi i gruas polake që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha me anë të letrave: Zemra më çahet nga sikleti
Previous article DO TRANSPORTONIN DROGË DREJT GREQISË/ Policia operacion në Kapshticë: Sekuestrohen 51 kg kanabis, 3 në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT