• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALLËZIM PËR ZGJEDHJET NË SPAK/ Lefter Maliqi: Gjëma u bë në 17 kutitë e fundit. Kanë votuar manualisht persona që s’rezultojnë në Shqipëri
Home
Politikë

KALLËZIM PËR ZGJEDHJET NË SPAK/ Lefter Maliqi: Gjëma u bë në 17 kutitë e fundit. Kanë votuar manualisht persona që s’rezultojnë në Shqipëri

19 May, 2023 s.autor Politikë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Kallëzimi është bërë për funksionarët e KZAZ, pasi gjatë procesit të votimit pati probleme me kamerat e sigurisë. Maliqi tha se kutitë duhet të hapen dhe rezultati do të jetë në favor të tij.

Ai sfidoi që nëse rezultati nuk është në favor të tij, ai do të largohet nga politika.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata.

Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas. Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibeajt dhe atij të PS.

Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi. Maliqi tha se drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim. Sipas Maliqit, vjedhja ka ndodhur në 17 kutitë e fundit.

“Në KZAZ-në e Kuçovës ishte një derë ngjitur, afër tavolinave e cila dilte nga Qendra e Kulturës dhe më pas te shkolla e mesme. U gjetën kuti pa kode, pa vula e shumë shkelje të tëra.

Gjithë gjëma u bë në 17 kutitë e fundit dhe është bërë nga ora 11:30 në mënyrë të pabesë me urdhër politik. Gjëma është bërë në 17 kutitë e fundit ku unë kam dyshime të provuara që kanë ndërruar kuti, prandaj janë gjetur kuti pa vula, fletë votimi të dyshimta e të gjitha me radhë”, tha Maliqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERIDIANI NXORRI FOTO PËR TË TREGUAR MIQËSINË MES TYRE/ Ironizon Luizi: Karrigia më tha që njihemi sepse...
Previous article BURRI I VRAU MOTRËN/ Eva Qevani hedh poshtë akuzat për lidhjen intime mes tyre: Një natë më parë na kërcënoi...

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT