Një sherr I pazakontë për në dukje, por i pritshëm ardhur nga vendi ku ndodhi është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz.
Dy grupe të rinjsh, patën një përleshje në mes të qytetit ajo që bëri më shumë përshtypje në opinionin publik ishin fjalët e njërit që ndodhej aty : ”Ik se erdhi kallashinikovi”.
Kallashnikovi nuk është diçka e re në Kamëz, pasi shpeshherë ka pasur ngjarje konfliktuale ku është gjendur si “mjet” rezistues.
Megjithatë, më shumë sesa papërgjegjshmëria e banorëve për mbajtjen e armëve, vihet në dukje mungesa e një rendi të sigurt nga ana e institucioneve drejtuese të Kamzës.
E gjitha kjo, duket të jetë një paralajmerim për kryebashkiakun e Kamzës, Mziun i cili nëse do të vijojë drejtimin e qytetit, i duhet të shmang skandale të tilla dhe sigurish, termin e kallashnikovit.
Çfarë ndodhi dje:
Përleshja e dy grupe të rinjsh në mes të qytetit
"5 kundër 1! Një djalë me makine tip "BMW" bashke me dy vajza në makinë, ia prenë rrugën dhe goditet nga nga 5 çuna.
Gepostet von JOQ Albania am Freitag, 8. Februar 2019
Një sherr mes dy grupesh të rinjsh ka ndodhur pasditen e djeshme në Kamëz, ku 5 djem janë konfliktuar me një tjetër i cili ishte i shoqëruar me dy vajza.
Në këtë video shihen pamjet e rënda, e ndërsa nën britma rrëqethëse, një vajzë futet mes tyre dhe tenton t’i ndajë, ndërsa grupi i 5 djemve kishin në duar shkopinj druri.”5 kundër 1! Një djalë me makine tip “BMË” bashke me dy vajza në makinë, ia prenë rrugën dhe goditet nga 5 çuna”, është shprehur një dëshmitar. Ajo që dëgjohet gjatë vidios është fraza : Ik se erdhi kallashnikovi.
Kallashnikovi zbrazet tek familja Halilaj
Në familjen Halilaj këtu në Kamëz një kallashnikov u zbrazi më shumë se 6o plumba drejt banesës së tyre. Shenjat e plumbave ngelën në fasadën e xhamtë., Ndërkohë,12 anëtarët e familjes së Shkëlqim Halilajt ishin në gjumë. Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Edhe pse banesa gjendet pak metra larg policisë, pas sulmit autorët janë larguar me një makinë, të cilën e kanë djegur për të zhdukur gjurmët.
Breshëri kallashnikovi në Kamëz, 1 në pranga, 1 tjetër në kërkim
Në mars të vitit 2016 u arrestua Mirjan Koxha, dhe u dërgua dosja në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasin Gentjan B., 31 dhe 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë e Kamzë, Tiranë.
Gentjan B., në bashkëpunim me disa persona të tjerë, pas një konflikti, ka gjuajtur me breshëri automatiku dhe është larguar.
Mbante kallashnikov pa leje në shtëpi
Fatjon Goga është arrestuar në Kamëz pasi në banesën e tij është gjetur edhe Kalashnikov.
Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje.
Përgatiti AlpeNews.al



