• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA VDEKUR”/ Shqiptari në Itali dhunon brutalisht gruan, e mbështjell me tapet dhe tenton ta hedhë nga ballkoni
Home
Aktualitet
Kronikë

“KA VDEKUR”/ Shqiptari në Itali dhunon brutalisht gruan, e mbështjell me tapet dhe tenton ta hedhë nga ballkoni

14 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një rast i rëndë dhune brenda familjes është zbuluar në Itali, ku protagonist është një çift shqiptar.

Sipas mediave italianë, ngjarja ka ndodhur në Padova, ku dy bashkëshortët shqiptarë jetonin prej vitesh. Raportohet se 55-vjeçari e ka dhunuar brutalisht gruan, pasi ajo nuk pranoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e ka gjuajtur me grushte fillimisht, më pas ka tentuar ta mbysë dhe e ka hedhur në tokë, ku ka vazhduar ta godasë me shkelma.

Dhuna ka përfunduar vetëm kur në shtëpi ka mbërritur djali i tyre 22-vjeçar. Në këtë moment, babai i ka thënë se gruaja kishte ndërruar jetë dhe ai e ka mbështjellë me tapet dhe thoshte se do e hidhte nga ballkoni.

Menjëherë i biri ka telefonuar policinë dhe pasi efektivët dhe ambulanca kanë mbërritur, kanë konstatuar se gruaja në fakt ishte ende gjallë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, teksa 55-vjeçari shqiptar përfundoi në pranga.

Raportohet se pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë, shqiptari ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.

Gushtin e kaluar, ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Po ashtu, fqinjët kanë rrëfyer se ai e kontrollonte aq shumë, sa nuk e lejonte të kishte miqësi me asnjë person, e në disa raste nuk e lejonte as të dilte nga shtëpia.  Këto dëshmi i ka përforcuar edhe djali i çiftit, i cili thasë prej vitesh kishte raste kur i ati e dhunonte nënën para tij.

42-vjeçarja raportohet se ka pasur mavijosje dhe hematoma në të gjithë trupin, me lëndime veçanërisht të rënda në qafë, ku burri e kapi me dhunë dhe u përpoq ta mbyste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA E DIASPORËS/ Gara e hapur ende në 4 qarqe. “Luftë” për çdo zarf në Tiranë dhe Fier
Previous article EMRAT/ Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar deri tani?

s.autor

Postime të ngjashme

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT