• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA E DIASPORËS/ Gara e hapur ende në 4 qarqe. “Luftë” për çdo zarf në Tiranë dhe Fier
Home
Politikë

VOTA E DIASPORËS/ Gara e hapur ende në 4 qarqe. “Luftë” për çdo zarf në Tiranë dhe Fier

14 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa vijon numërimi i votave të Diasporës në Parkun Olimpik, katër qarqe mbeten ende të hapura për ndryshime mandatesh, sipas përllogaritjeve të bëra mbi të dhënat zyrtare të KQZ-së.

Vlora është qarku më i ndjeshëm, ku kanë mbetur për t’u numëruar rreth 10 mijë vota. PD-së i duhen vetëm 154 vota më shumë se PS-së për të rimarrë mandatin e katërt. Por me trendin aktual ku PS ka marrë 60% të votave të diasporës dhe PD vetëm 15%, socialistët pritet ta ruajnë epërsinë.

Në Fier, kandidatit të pavarur Adriatik Lapaj i duhen 550 vota më shumë për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste. Janë ende 15,400 vota për t’u numëruar, ndaj ky është një ndër garat më të hapura.

Edhe Tirana mbetet në lojë, ku beteja është mes PD-së dhe partisë “Mundësia” të Agron Shehajt. PD-së i duhen 583 vota shtesë për të rikuperuar mandatin e 14-të.

Ndërsa në Lezhë, kanë mbetur rreth 5 mijë vota për t’u numëruar, por PS-së i duhen plot 1302 vota më shumë se PD-së për të përmbysur rezultatin aktual 4-3 në favor të opozitës – një objektiv më i vështirë për t’u arritur.

Numërimi i votave të diasporës pritet të jetë vendimtar për ndarjen përfundimtare të mandateve në këto qarqe.

Situata në 4 qarqet

Tiranë- PD i merr mandatin partisë mundësia për 583 vota (janë pa numëruar 20 mijë vota të diasporës)

Fier- Lapaj i merr mandatin PS për 550 vota (janë pa numëruar 15400 vota të diasporës)

Lezhë- PS i merr mandatin PD për 1302 vota (janë pa numëruar 5 mijë vota të diasporës)

Vlorë- PD i merr mandatin PS për 154 vota (janë pa numëruar 10 mijë vota të diasporës).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLI I BANESËS NGA SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm
Previous article "KA VDEKUR"/ Shqiptari në Itali dhunon brutalisht gruan, e mbështjell me tapet dhe tenton ta hedhë nga ballkoni

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT