• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA UDHËTUAR MË SHUMË SE PRESIDENTI I SHBA”/ Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro. Të japë dorëheqjen
Home
Politikë

“KA UDHËTUAR MË SHUMË SE PRESIDENTI I SHBA”/ Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro. Të japë dorëheqjen

28 October, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

“Rama ka kryer137 udhëtime me avion taksi. Ka udhëtuar me avion privat më shumë se presidenti amerikan”, kështu është shprehur kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët.

Kreu i PD nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Rama për të cilin tha se ka lënë në mjerin shqiptarët.

“Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës. Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare. Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. ‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin. Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARËSIMI I SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO/ Stoltenberg pritet të takohet me Erdoga
Previous article PROTESTA/ Berisha: Shqipëria po zien, 2500 policë e ushtarakë janë dorëhequr, ministri e fsheh. Mbi biznesin janë sulur taksidarët

s.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT