• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARËSIMI I SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO/ Stoltenberg pritet të takohet me Erdoga
Home
Nderkombetare

ANËTARËSIMI I SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO/ Stoltenberg pritet të takohet me Erdoga

28 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më 4 nëntor për të diskutuar ratifikimin e Suedisë nga Ankaraja dhe anëtarësimin e Finlandës në aleancë, sipas një zyrtari të lartë turk.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Turqinë më 4 nëntor”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Ai shtoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të pritet nga Erdogan më 8 nëntor. Stoltenberg kishte njoftuar të mërkurën se do të vizitonte Turqinë së shpejti.

Një zëdhënës i Christerson i pyetur për këtë çështje nuk konfirmoi datën e vizitës së kryeministrit suedez në Ankara. Deri më sot, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, i cili duhet të miratohet unanimisht. Vetëm Hungaria dhe Turqia kundërshtojnë anëtarësimin.

Erdogan ka kërcënuar që nga maji se do të bllokojë anëtarësimin e të dy vendeve, duke i akuzuar vendet se po strehojnë kurdët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Ankaraja i konsideron grupe terroriste.

Javën e kaluar presidenti turk paralajmëroi sërish se parlamenti turk nuk do ta ratifikojë anëtarësimin derisa të plotësohen kërkesat e Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE AMERIKA TËRHIQET, PUTIN MUND..."/ BBC: A mund të ndryshojë lufta në Ukrainë nga zgjedhjet në SHBA?
Previous article "KA UDHËTUAR MË SHUMË SE PRESIDENTI I SHBA"/ Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro. Të japë dorëheqjen

s.autor

Postime të ngjashme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT