• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA RASTE KUR NDIHESH FAJTOR QË PO JETON”/ Rrëfimi prekës i 38-vjeçares afgane të strehuar në Shqipëri
Home
Breaking News

“KA RASTE KUR NDIHESH FAJTOR QË PO JETON”/ Rrëfimi prekës i 38-vjeçares afgane të strehuar në Shqipëri

30 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ghazaal Habibyar është një nga 607 afganët e strehuar në Shqipëri, së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre.

Pavarësisht se është e sigurt tashmë, aktivistja kujton tmerrin përpara se të largohej nga aeroporti i Kabulit dhe është e shqetësuar për qytetarët e tjerë që janë ende në rrezik nga talibanët.

Së bashku me familjen e saj dhe shumë qytetarë dhe aktivistë të tjerë udhëtuan për 36 orë duke u përpjekur të gjejnë një hyrje të sigurt në Aeroportin Hamid Karzai të Kabulit.

Pas shumë spekulimeve për anulimin e fluturimit, pak para se të hipnin në aeroplan të enjten, më në fund pas 40 minutave pritje në ankth, hipën në bordin e tij.

Aeroplani pati një ngritje ekstreme vertikale për të shmangur të shtënat, në sulmin vetëvrasës në aeroport nga një anëtar i grupit të Shtetit Islamik, ku mbetën të vrarë 169 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton. Ata mund të kishim qenë, padyshim”, tha ajo për The Associated Press. “Ata njerëz që kanë humbur jetën, ata kanë pasur familje, ata janë njerëz shumë të rinj”, shtoi ajo.

Tani një aktiviste në fondacionin Shoqëri e Hapur, Habibyar ka qenë e detyruar të studiojë në Australi, pasi sjellja e talibanëve kundrejt gjinisë femërore ia ndalonte këtë të drejtë.

Por, ashtu siç u kthye pas studimeve në vendin e saj kjo mbetet ëndrra më e madhe, të rikthehet ne Afganistan dhe të ndihmojë në rimbëkëmbjen e tij. Ky është edhe premtimi që kërkoi prej djalit të saj, Hamza, 6 vjec, kur avioni u ngrit.

“Unë i thashë se do më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh,” shtoi Ghazaal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIRUSI "JOCKER"/ Policia belge paralajmëron qytetarët: Hiqini këto 8 aplikacione nga telefoni
Previous article IU VENDOS TRITOL MAKINËS/ Nga arrestimi i vëllait tek plani i dështuar, zbardhet dëshmia e Elton Debreshit (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT