• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU VENDOS TRITOL MAKINËS/ Nga arrestimi i vëllait tek plani i dështuar, zbardhet dëshmia e Elton Debreshit (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

IU VENDOS TRITOL MAKINËS/ Nga arrestimi i vëllait tek plani i dështuar, zbardhet dëshmia e Elton Debreshit (DETAJET)

30 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet dëshmia e Elton Debreshit, kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës, makinës të së cilit pak ditë më parë iu vendos tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në 27 gusht në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e gjyshes së tij.

‘BalanWeb’ siguron dëshminë e ish-kandidatit të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe të vëllait të tij, Alfred Debreshi, i cili tashmë qëndron pas hekurave pasi akuzohet për ngjarjen. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se kjo ngjarje është inskenuar për të përfituar azil në Gjermani, apo ndonjë vend tjetër europina, pasi vëllezërit implikohen nga përgjigjmet telefonike dhe ambientale.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se: Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit

Shtetasi Elton Debreshi ka deklaruar se nuk kishte dyshime për persona konkretë, autorë të ngjarjes, pasi nuk kishte asnjë fakt për të akuzuar ndonjë person por sipas tij, arsyet e kësaj ngjarje mund të ishin një formë presioni që ai të mos denonconte më problematikat në miniera apo njerëzit që preken nga këto denoncime. Po kështu, në deklarimin e tij Elton Debreshi, ka shpjeguar se aktualisht ishte i papunë, por sipas tij kishte një shpresë për punë në Tiranë.

Sipas tij, kishte biseduar edhe me kushëririn e tij, Ervin Deda, i cili jeton në Gjermani, për të shkuar atje dhe po ashtu edhe me një shtetase tjetër për në Francë. Ai ka deklaruar se për këto opsione, kishte planifikuar si mundësi udhëtimi me gjithë familjen në njërin nga këto dy vende europiane.

Gjithashtu Elton Debreshi ka deklaruar se vëllai i tij kishte ndërmend të ikte në Gjermani tek kushëriri i tyre, Ervin Deda, pasi edhe ai ishte i papunë dhe në jetonin në kushte të vështira ekonomike. “Automjetin kam parkuar unë dhe unë kam dy kopje çelësash, ku një kopje e mbaj unë dhe një kopje e mban vëllai im, Alfred Debreshi dhe me ketë makinë lëvizi edhe unë edhe ai.”, tha ai.
Është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit vëllai i Eltonit, shtetasi Alfred Debreshi, banues në Dushaj, i cili ka dhënë dy herë versione të ndryshme për ngjarjen.

Alfred Debreshi ka deklaruar se ditën e diel kishte në plan që të lëvizte në drejtim të Gjermanisë me shokët e tij, Albert Alla dhe Selim Shehu, ku sipas tij e kishin menduar që të niseshin me autobus dhe të qëndronin tek Ervin Deda, i cili jetonte në Gjermani. Nisur nga fakti se në thëniet dhe deklarimet e shtetasit Alfred Debreshi, ka patur mospërputhje ndërmjet tyre, lidhur me marrjen dijeni mbi ngjarjen.

Duke marrë shkas nga këto deklarime, janë krijuar dyshime se i implikuar në këtë ngjarje, mund të ishte shtetasi Alfred Debreshi dhe për këtë shkak, me qëllim sigurimin e provave dhe dokumentimin e ngjarjes, është proceduar me përgjimin ambiental të bisedave të të dy vëllezërve. Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.

Po kështu gjatë bisedave ambientale të përgjuara, shtetasit Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet Alfredit nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre. Ata planifikojnë mënyrën se si duhet të deklarojnë më pas rreth ngjarjes, për faktin e fshirjeve të disa bisedave telefonike të cilat sipas tij mund t’i implikojnë si dhe për faktin se për shkak të implikimit do mbeteshin pa shkuar në Gjermani.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shërbimet e policisë gjyqësore, me datë 27.08.2021, ora 15:30, kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi, për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 152/1 dhe 278/1, të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA RASTE KUR NDIHESH FAJTOR QË PO JETON"/ Rrëfimi prekës i 38-vjeçares afgane të strehuar në Shqipëri
Previous article MASAT E REJA ANTI-COVID DHE VAKSINIMI/ Braçe: Kam dy fjalë me këta reaktivët e rrjeteve sociale…

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT