• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ka çështje të hapura Shqipëria me Malin e Zi? Presidentët japin këtë përgjigje
Home
Shqipëri

Ka çështje të hapura Shqipëria me Malin e Zi? Presidentët japin këtë përgjigje

11 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pas pritjes paraditen e sotme dhe takimit te zhvilluar koke me koke, presidenti Ilir Mta ka nisur konferencen per shty se bashku me homologun e tij te Malit te Zi, Filip Vujanović.

Presidenti i Malit të Zi deklaroi se nuk ka asnjë cështje të hapur me Shqipërinë.

“Nuk kemi pyetje të hapura për kufirin me Shqipërinë është cështje teknike e marrëveshjes, nuk kemi asnjë cështje të hapur, kemi nevojë që ti avancojmë”- tha Vujanovic.

Meta: Nuk ka asnjë problem substancial, cdo problem formal duhet konsideruar si proces teknik, se dy vendet kanë raport të shkëlqyer.

***

Presidenti Meta vleresoi bashkepunimin dhe vecoi piken e Muriqanit si nje pike e perbashket e kalimit kufitar, ‘por kur sheh radhet e gjata mendon se ende ka vend per te permiresuar infrastrukturen dhe levizjen”- tha Meta.

Pjese nga fjala e Metës

Kemi një kufi të jashtëzakonshëm që më shumë na bashkon sesa na ndan. Duhet të kujdesemi më shumë për ruajtjen e mjedisit, por edhe që të dy vendet që përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike dhe tepër e rëndësishme për dy vendet.

Ka nevojë për të fokusuar edhe më mirë së bashku, me Kroacinë, për sa i takon realizimit të disa projekteve madhore, që do të kishin ndikim në zhvillimin e rajonit.

Jemi të kënaqur për rolin që pakicat kanë luajtur në Malin e Zi, ashtu sikurse besojmë se duke forcuar bashkëpunimin me autoritete e Malit të Zi do të ecin më tej drejt të drejtave të tyre dhe kushteve ku jetojnë. Pakica malazeze në vendin tonë është pasuroi e paçmuar për ne, e kam siguruar presidentin se do të bëjmë cdo gjë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre, pakicat nuk janë rrezik, por pasuri.

Detyra jonë është si dy vende demokratike, të forcojmë bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe rajonit, të forcojmë parametrat e stabilitetit dhe sigurisë, se kontribuojmë për paqen dhe sigurinë.

Presidenti i Malit te Zi 

Presidenti i Malit te Zi theksoi se do te kerkoje hapesire per bashkepunim ti ofrojme shans rruges adriatiko-joninae dhe gazsjellesit.

“Do të punojnë në drejtim të liqenit të Shkodrës dhe ujërave të lumit Buna, do të punojnë në interes të dy vendeve, japim shembull për një kontroll të mirë në kufi, ka vetëm një pikë kontrolli. Duhet të bashkojmë shërbimet në të dy anët e kufirit. Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë, kemi të njëjtin qëllim të futemi në Evropën e Bashkuar, presim me gëzim fillimin e bisedimeve, kjo është në dinamikë të mirë dhe në këtë kuptim do na vinte mirë që Shqipëria të niste bisedimet, ne do të ofrojmë eksperiencën tonë në këto bisedime. Kemi vlerësuar se pakicat janë ura bashkëpunimi, të dy vendet, jemi mirënjohës për ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pakica malazeze, konsiderohet si e vecantë, falenderojmë qeverinë shqiptare, në Malin e Zi u ofrojmë ndihmë tonë shtetasve shqiptarë. Ishte kënaqësi e madhe të takohem me Metën”- tha presidendi i Malit te Zi.

Takimi eshte zhvilluar ne Presidence, nderkohe qe presidenti Vujanovic ka mberritur ne kryeqytet me ftese te Metes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tramezzani gjen ekip të ri, gati kalimi në Seria B
Previous article Meta flet për herë të parë për Kryeprokurorin: Çdo hap i njëanshëm…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT