• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Juncker: Në BE hyjnë vetëm vendet pa konflikte territoriale
Home
Europë

Juncker: Në BE hyjnë vetëm vendet pa konflikte territoriale

27 February, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Jucker ka thënë se Serbia para se të hyjë në Bashkimin Evropian duhet të zgjidhë çështjet e pazgjidhura që ka me Kosovën, duke inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin për arritje të një marrëveshjeje detyruese ligjore.

Këto komente Juncker i ka bërë pas takimit në Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Ai ka thënë se Serbia është në rrugën e duhur, por BE-ja nuk mund të pranojë ansnjë anëtarë të ri, i cili ka konflikte të pazgjidhura territoriale.

“Nuk mund të importojmë konflikte dypalëshe. Është me rëndësi që ato të zgjidhen para hyrjes në BE, sepse duam që vendeve të Ballkanit t’u ofrojmë qëndrueshmëri dhe jo të importojmë paqëndrueshmëri”, ka thënë Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, ka thënë se dëshiron që raportet mes Prishtinës dhe Beogradit të normalizohen, përmes një marrëveshjeje detyruese ligjore, por ka shtuar se nuk i takon BE-së të përcaktojë se cili do të jetë karakteri i kësaj marrëveshjeje , “por u takon Beogradit dhe Prishtinës që të përcaktojnë se si do të duhet ajo”, ka thënë ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë thirrje për arritjen e një kompromisi me Prishtinën, duke mos precizuar se cili do të ishte ky kompromis.

Jucker ka qëndruar në Serbi, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, vende të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE. Turneu i tij vjen pas publikimit të strategjisë për zgjerim të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vetëm Serbisë dhe Malit të Zi u janë caktuar afate të qarta kohore për anëtarësim.

Juncker pritet të vizitojë Kosovën më 28 shkurt./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk do ta besoni sa vjeç është Artjola Toska... (FOTO)
Previous article Skandali me qiranë e banesës/ Pas gruas, jep edhe dorëheqjen dhe ministri i Ekonomisë greke

Ina.Autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT