Kuvendi ka miratuar me shumicë votash, edhe nga opozita, dy ligjet për AMA-n dhe AKEP të cilësuara si paketa anti-shpifje.
Por, maxhoranca dhe kryeministri Rama nuk ishin të vetëm sonte në miratimin e dy ligjeve mjaft të kundërshtuara nga gazetarët.
Gazetarja Esiona Konomi bën me dije për abcnews.al se ishin pesë deputetë nga opozita parlamentare që bashkuan votat me socialistët për të miratuar ligjet në fjalë.
Deputetët e opozitës parlamentare që iu bashkuan maxhorancës në votimin në tërësi për ligjet janë:
1- Ylli Shehu
2- Edmond Rrushi
3- Aurora Mara
4- Edjola Braha
5- Nimet Musai. /abcnews.al