Disa ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, ku u vodhën 6.5 milion euro, si dhe vrasjes të Admirt Muratajt, vëllai i tij ka dhënë një deklaratë për mediat.
Can Murataj ka zbuluar disa të dhëna mbi vëllanë e tij që opinion publik nuk I dinte deri më sot dhe vërtetësia e tyre duket se qendron vetëm brenda familjes Murataj.
Ndërkohë që sot të gjithë mediat e prezantuan me emrin Can Murataj, vlen të përmendet se ky i fundit në “Facebook” mban emrin Ilir Murati.
Në deklaratën për mediat, Can apo Ilir duket se mundohet të tregojë se panvarësisht aktivitetit të Admirit dhe vëllait tjetër në burg, Aleksandrit, ai vetë nuk ka pasur kurrë të bëjë me bandat apo grabitjet.
I pyetur për sekuestron ai thotë se nuk kurrë në jetën e tij nuk ka përfituar 50 cent të vjetra nga ana familjare dhe se bën një jetë të thjeshtë.
Ndërkohë që emri i tij “Can Murataj” rezulton në deklaratën e prokurorisë (si mëposhtë).
Ndërkohë që kur u bë sekuestrimi në deklaratë thuhej: Shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme: BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fouristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volksëagen Tiguan; Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj; Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Muratajt.
Ai gjithashtu u përfol menjeherë pas grabitjes, si person me lidhje të forta me Partinë Demokratike.
Përgatiti: AlpeNews.al




