• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Zbardhet plani gjerman: Sovranitet i dyfishtë
Home
Rajon

MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Zbardhet plani gjerman: Sovranitet i dyfishtë

16 April, 2019 k.autor Rajon

Gazeta Express ka mësuar se Franca dhe Gjermania do të dalin me 29 prill me një plan për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe të Serbisë, që do t’i akomodonte deri në njëfarë mase edhe kërkesat e Beogradit, e cila nuk përfshinë edhe ndarjen.

Ka disa javë që Kosova po kalon nëpër në një situatë, të cilën, nëse do të mund të shërbeheshim me gjuhën e meteorologëve do të mund ta quanim si “mot i kthjellët por i paqëndrueshëm”.

Është shumë pak e besueshme që e gjithë shtrëngata e dy viteve të fundit, rreth ndarjes së Kosovës, rreth ndryshimit të kufijve, u harrua si temë.

Është edhe më pak e besueshme që taksa e vendosur nga Qeveria bllokoi çdo gjë, duke përfshirë këtu edhe interesimin amerikan për ta zgjidhur këtë problem.

Burime të Gazetës Express kanë treguar që në takimin që pritet të mbahet në Berlin, në fund të këtij muaji, e ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, liderëve të Kosovës dhe të Serbisë do t’u prezantohet një plan për marrëveshjen finale.

“Nëse janë të vërteta ato çfarë po fliten për këtë plan, atëherë shumëkush do ta kërkojë atë planin për ndarje territoriale”, tha një burim i mirinformuar, për Express.

“Po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruaj integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”, tha ky burim.

Sipas tij, në mënyrë që të mos tingëllojë shumë agresive, ka mundësi që Kosova një pjesë të sovranitetit të saj t’ia bartë Brukselit, e pastaj ky i fundit Serbisë.

“Po përmenden raste të ndryshme nëpër botë si një mënyrë për ta akomoduar edhe Serbinë edhe Kosovën, mirëpo gjërat nuk do të janë aq të thjeshta”, ka thënë ai duke shtuar që pjesëmarrja e Haradinajt në Berlin vetëm sa e bën të gjithë situatën edhe më të paqartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM LIDHJET ME PD/ Vëllai i Admir Murataj, person i dyshimtë. Mban DY emra (FOTO)
Previous article JUVENTUS-AJAX/ Starton sfida në "Allianz Stadium"

k.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT