Turqit nuk ndalen pas deklaratës së presidentit të tyre Erdogan për të bojkotuar produktet amerikane.
Pak kohë më parë në një video të publikuar në internet shfaqeshin disa turq teksa shkatërronin telefonat e tyre iPhone me çekiç.
Por kjo nuk është e vetmja shenjë proteste që turqit kanë ndërmarrë ndaj produkteve amerikave.
Në disa pamje që po qarkullojnë në internet shihet një i ri që derdh një Coca-Cola në tualetin e tij.
I gjithë ky reagim nga turqit vjen pas kërkesës së presidentit Erdogan që të bojkotohen telefonat amerikanë dhe të kalohet në Samsung.
“Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsung-u në anën tjetër” – kjo deklaratë ka mjaftuar që turqit të fillojnë të shkatërrojnë telefonat e tyre.



