Një konflikt i cili ka kaluar në përplasje fizike mes dy familjarëve (xhaxhait, dhe nipit të tij) është regjistruar si denoncim dhune ditën e djeshme në Policinë e Shtetit. Mësohet se shkak janë bërë motivet banale që kanë çuar drejt sherrit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh.A dhe A.A, 63 dhe 34 vjeç, banues në Farkën e Madhe, (xhaxha dhe nip), pasi janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Neni 130/a i Kodit Penal.


