• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JO  VETËM GREQIA”/ Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
Home
Politikë

“JO VETËM GREQIA”/ Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj

15 January, 2019 F.autor Politikë

Vendimi i Kryeministrit Rama për të mbuluar përkohësisht edhe kabinetin e Ministrit të Jashtëm, në mungesë të dekretimit të kandidaturës së Gent Cakës, nuk është një risi në politikën botërore.

Janë një numër shtetesh demokratike, në të cilat Kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm njëkohësisht.

Ditën e djeshme, në mediat shqiptare është bërë i njohur precedent i Greqisë, ku Kryeministri Tsipras ka marrë përsipër edhe funksionet e ministrit të Jashtëm, por lista është shumë më e gjatë.

Në Izrael, një kombinim i tillë ka ndodhur disa herë në histori. Yitshak Shamir, ish-Kryeministri i vendit në periudhën 1983-84 dhe 1986-92 ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm për gjashtë vjet, në periudhën 1980-86.

Shimon Peres, një prej figurave më influente të Izraelit që prej themelimit të shtetit hebre ka shërbyer në të dy pozicionet në vitin 1995.

Të paktën dy Kryeministra të tjerë izraelitë kanë shërbyer për një kohë të gjatë në pozicionin e Ministrit të Jashtëm, por në periudha të ndryshme, si Benjamin Netanjiahu dhe Golda Majer.

Aktualisht, në Holandë, Kryeministri Mark Rutte mbulon njëkohësisht edhe një post ministror. Përveçse kreu i ekzekutivit, Rutte është edhe Ministër i Punëve të Përgjithshme, një dikaster që mbulon në një masë të madhe edhe çështjet e jashtme.

Rastet kur Kryeministri mbulon dikastere të tjera të rëndësishme, si Mbrojtja, Punët e Brendshme apo Ekonomia janë edhe më të shumta në numër.
Një shembull, në Katar, Kryeministri është edhe Ministër I Brendshëm. Jo më larg se Italia, Salvini shërben si Ministër I Brendshëm dhe formalisht zv/kryeministër, edhe pse “de facto” ai konsiderohet si Kryeministri real, në një binom me Di Maion.

Numri i vendeve ku Kryeministri, ndonëse jo “de facto” shërben edhe si Ministër i Jashtëm është shumë më i madh në numër.

Rasti klasik i njohur në literatura është ai i Charles des Gaulles, Presidentit të Francës që përqendroi në duar të gjitha funksionet e politikës së jashtme në 10-vjeçarin 1959-69.

Në momentin që ai shërbeu si President, për një periudhë të shkurtër ishte gjithashtu Ministër i Punëve Algjeriane, një territor që përpara se të fitonte pavarësinë në vitin 1962, konsiderohej nga Franca në Kushtetutë si pjesë integrale e territorit të vendit, ndryshe nga sa konsideroheshin të gjithë kolonitë apo zotërimet e tjera.

Ndërkohë, janë të shumtë rastet kur zëvendëskryeministrat përqendrojnë në duart edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm.

Aktualisht, Didier Reynders, zëvendëskryeministër i Belgjikës është gjithashtu edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë Belge.

Në Katar, Sheiku Muhammed bin Abdulrahman al-Thani mban njëkohësisht të dy këto pozicione, atë të Ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit.

I njëjti kombinim ndodh aktualisht edhe në Kroaci, Kuvajt, Izrael dhe shumë vende të tjera perëndimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ELBASAN/ Mbytet i moshuari në lumin Shkumbin. Dyshohet se... (EMRI)
Previous article NË MES TË JANARIT/ Aurela Gaçe zgjedh detin dhe në dimër, por nuk i largohet aktivitetit fizik (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT