Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe pa konsumuar më parë ujë apo ushqim, duke e kthyer këtë zakon në pjesë të pandarë të mëngjesit. Por sipas ekspertëve, pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit nuk është gjithmonë veprimi më i mirë për organizmin.
Kjo lidhet me nivelin e kortizolit, një hormon i stresit që arrin pikën më të lartë në mëngjes, rreth orës 4 deri në 5. Kortizoli ndihmon trupin të zgjohet dhe të bëhet më vigjilent në mënyrë natyrale. Në këtë kohë, trupi nuk ka nevojë për ndihmë shtesë nga kafeina, pasi tashmë është në gjendje të rritur aktivizimi. Për pasojë, efekti i kafesë mund të jetë më i dobët nëse konsumohet menjëherë pas zgjimit.
Gjithashtu, si kortizoli ashtu edhe kafeina ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut. Për individët që vuajnë nga tensioni i lartë, kombinimi i tyre në mëngjes mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore.