Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria do i thotë jo Ballkanit të Hapur dhe do të mbështesë vetëm procesin e Berlinit.
Ai deklaroi se kjo është rruga e vetme e Shqipërisë drejt Europës.
“Ai shndërrohet në një vasal të Vuçiçi, rrethon Kosovën me tensione dhe konflikte, nuk ka interesa shqiptare por të parat ka interesat e Beogradit. Populli shqiptar do i thotë jo Ballkanit të Hapur, jo Ballkanit të Beogradit, jo Ballkanit të Putinit dhe do i thonë po Procesit të Berlinit, rrugës tonë drejt Europës. Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen.
Cili është qëllimi më i thellë i kësaj proteste. Pse ne u mblodhën në piskun e vapës së korrikut në këtë shesh. E vërteta është se ne do u çojmë një mesazh nga zemrat tona shumicës së heshtur të shqiptarëve”, tha ai.


